• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I miri, i keqi, e vërteta, gënjeshtra, Kaini dhe Abeli  

by Lorenc Vangjeli
16/06/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një ndarje të padurueshme në shoqërinë shqiptare. Një ndarje që nuk është e re. Që nuk filloi dje dhe as nuk mbaron nesër. Ndarja me thikë e shpatë mes të mirës dhe të keqes, mes të vërtetës absolute dhe gënjeshtrës po të tillë, mes të bardhës dhe të zezës, nuk sheh kërkund nuanca. Nuk sheh kërkund urë, por vetëm brigje të ndara. Debati për reformën në drejtësi nuk po i shpëton këtij mekanizmi dhe kësaj forme mekanike të gjykimit. Madje ai ka lindur që në momentin e parë, kur kjo maxhorancë, dy vjet e kusur më parë, në janar 2014, konsideroi se reforma në drejtësi ishte një nga dy prioritetet kryesore të mandatit të saj qeverisës. Që në momentin e parë, qoftë për shkak të traditës, qoftë për shkak të intuitës, e majta dhe e djathta u grupuan në llogoret e zakonshme: çfarë bën tjetri është e gabuar! Siç kanë bërë pothuaj pa asnjë përjashtim për t’u mbajtur mend në çerek shekulli politikëbërje dëshpëruese pluraliste në vend. Siç ka ndodhur në Tiranë edhe në tre çerekët e tjerë të shekullit, me mbretërorë e komunistë, që urrenin dialogun, që vrisnin mikun për të shpikur prej tij një armik përballë, që lulëzonin ndarjen dhe nuk pranonin bashkëpunimin, që dashuronin ultimatumin dhe urrenin kompromisin, që shihnin profetin tek vetja dhe xhahilin tek kundërshtari.

Shpesh, pamjen groteske të asaj që ndodh në Tiranë e jep penelata e shpejtë e një vizitori të huaj. Ministri i jashtëm gjerman, për të marrë një shembull të fundit, tha disa të vërteta të padurueshme në vizitën e tij. Të vërteta tërësisht të thjeshta si Veza e Kolombit, në një vend që vjen rrotull sikur po kërkon të rishpikë zjarrin apo rrotën.

Ministri Steinmeier tha pak a shumë se mund të ndodhë që maxhoranca të paguajë kosto për reformat dhe jo të marrë vetëm falenderime.

Se opozita nuk mund të fitojë gjithonë vetëm duke refuzuar.

“Ka situata në të cilat një qeveri duhet të marrë rrisqet përkatëse për ta çuar vendin përpara, por e njëjta gjë vlen dhe për opozitën!”, thotë ministri Steinmeier, sipas të cilit një gjë e tillë afron avantazhe afatgjata për të mirën e vendit.

Deklarime të tilla mund të bëheshin në Tiranë edhe në vitin 1992.

Nuk do të ndryshonte shumë në thelb nëse bëheshin në 1994-ën, 1999-ën, 2002-ën, 2007-ën (vite të zgjedhur rastësisht në kalendar), apo kurdoherë tjetër në Tiranë.

Në vitet që ndryshojnë, thelbi i politikës në Tiranë ka mbetur i njëjtë në mënyrën sesi shihet dhe trajtohet kundërshtari. Më pas, sipas shembullit të politikës, edhe gjithë shoqëria ndahet dhe radikalizohet sipas sindromës së Kainit dhe Abelit, të mirit dhe të keqit, të vërtetës dhe të gënjeshtrës, profetit dhe xhahilit.

E thënë në anglishten e sotme politike të Uashingtonit, të Brukselit dhe së fundi, edhe të Berlinit, reforma në drejtësi duhet miratuar si kërkesë dhe nevojë e publikut shqiptar dhe si një kusht për të nesërmen evropiane të vendit. Dhe duke ditur destinacionin, është mëkat të qëndrohet larg tij për shkak të sherrit për rrugët që duhen ndjekur për të mbërritur aty. Sepse nëse nuk mbërrihet në këtë finish të përkohshëm dhe stacion të përkohshëm të evolucionit të shoqërisë shqiptare, nuk ka rëndësi kush e ka fajin. I kujt është mëkati. Kush është i miri apo i keqi. Kush është Abeli e kush është Kaini. E rëndësishme është që vendi vazhdon të jetë i mbërthyer në sindromën e përjashtimit. Eshtë peng mes të vërtetës dhe të gënjeshtrës pa nuanca mes tyre. Pa ditur se së paku në politikë, shpesh ka shumë më shumë se një të vërtetë! Njëra nga të cilat e konsideron si të padurueshme ndarjen dhe si të padurueshëm ndarësit e shoqërisë shqiptare. Që për fat të keq nuk kanë munguar kurrë.  

Next Post

Kur ngrys vështrimin Amerika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koncerti i Kanye West | Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllkokohen

Koncerti i Kanye West | Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllkokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

July 9, 2026
“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In