• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I miri, i keqi, e vërteta, gënjeshtra, Kaini dhe Abeli  

by Lorenc Vangjeli
16/06/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një ndarje të padurueshme në shoqërinë shqiptare. Një ndarje që nuk është e re. Që nuk filloi dje dhe as nuk mbaron nesër. Ndarja me thikë e shpatë mes të mirës dhe të keqes, mes të vërtetës absolute dhe gënjeshtrës po të tillë, mes të bardhës dhe të zezës, nuk sheh kërkund nuanca. Nuk sheh kërkund urë, por vetëm brigje të ndara. Debati për reformën në drejtësi nuk po i shpëton këtij mekanizmi dhe kësaj forme mekanike të gjykimit. Madje ai ka lindur që në momentin e parë, kur kjo maxhorancë, dy vjet e kusur më parë, në janar 2014, konsideroi se reforma në drejtësi ishte një nga dy prioritetet kryesore të mandatit të saj qeverisës. Që në momentin e parë, qoftë për shkak të traditës, qoftë për shkak të intuitës, e majta dhe e djathta u grupuan në llogoret e zakonshme: çfarë bën tjetri është e gabuar! Siç kanë bërë pothuaj pa asnjë përjashtim për t’u mbajtur mend në çerek shekulli politikëbërje dëshpëruese pluraliste në vend. Siç ka ndodhur në Tiranë edhe në tre çerekët e tjerë të shekullit, me mbretërorë e komunistë, që urrenin dialogun, që vrisnin mikun për të shpikur prej tij një armik përballë, që lulëzonin ndarjen dhe nuk pranonin bashkëpunimin, që dashuronin ultimatumin dhe urrenin kompromisin, që shihnin profetin tek vetja dhe xhahilin tek kundërshtari.

Shpesh, pamjen groteske të asaj që ndodh në Tiranë e jep penelata e shpejtë e një vizitori të huaj. Ministri i jashtëm gjerman, për të marrë një shembull të fundit, tha disa të vërteta të padurueshme në vizitën e tij. Të vërteta tërësisht të thjeshta si Veza e Kolombit, në një vend që vjen rrotull sikur po kërkon të rishpikë zjarrin apo rrotën.

Ministri Steinmeier tha pak a shumë se mund të ndodhë që maxhoranca të paguajë kosto për reformat dhe jo të marrë vetëm falenderime.

Se opozita nuk mund të fitojë gjithonë vetëm duke refuzuar.

“Ka situata në të cilat një qeveri duhet të marrë rrisqet përkatëse për ta çuar vendin përpara, por e njëjta gjë vlen dhe për opozitën!”, thotë ministri Steinmeier, sipas të cilit një gjë e tillë afron avantazhe afatgjata për të mirën e vendit.

Deklarime të tilla mund të bëheshin në Tiranë edhe në vitin 1992.

Nuk do të ndryshonte shumë në thelb nëse bëheshin në 1994-ën, 1999-ën, 2002-ën, 2007-ën (vite të zgjedhur rastësisht në kalendar), apo kurdoherë tjetër në Tiranë.

Në vitet që ndryshojnë, thelbi i politikës në Tiranë ka mbetur i njëjtë në mënyrën sesi shihet dhe trajtohet kundërshtari. Më pas, sipas shembullit të politikës, edhe gjithë shoqëria ndahet dhe radikalizohet sipas sindromës së Kainit dhe Abelit, të mirit dhe të keqit, të vërtetës dhe të gënjeshtrës, profetit dhe xhahilit.

E thënë në anglishten e sotme politike të Uashingtonit, të Brukselit dhe së fundi, edhe të Berlinit, reforma në drejtësi duhet miratuar si kërkesë dhe nevojë e publikut shqiptar dhe si një kusht për të nesërmen evropiane të vendit. Dhe duke ditur destinacionin, është mëkat të qëndrohet larg tij për shkak të sherrit për rrugët që duhen ndjekur për të mbërritur aty. Sepse nëse nuk mbërrihet në këtë finish të përkohshëm dhe stacion të përkohshëm të evolucionit të shoqërisë shqiptare, nuk ka rëndësi kush e ka fajin. I kujt është mëkati. Kush është i miri apo i keqi. Kush është Abeli e kush është Kaini. E rëndësishme është që vendi vazhdon të jetë i mbërthyer në sindromën e përjashtimit. Eshtë peng mes të vërtetës dhe të gënjeshtrës pa nuanca mes tyre. Pa ditur se së paku në politikë, shpesh ka shumë më shumë se një të vërtetë! Njëra nga të cilat e konsideron si të padurueshme ndarjen dhe si të padurueshëm ndarësit e shoqërisë shqiptare. Që për fat të keq nuk kanë munguar kurrë.  

Next Post

Kur ngrys vështrimin Amerika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In