Një punonjëse pranë një agjencie turistike është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi ka rezultuar se në të njëjtën ditë, ka mashtruar tre persona të ndryshëm duke u prerë bileta udhëtimi false.

Ndaj 32-vjeçares me inicialet A.V është bërë kallëzim penal nga shtetasit e mashtruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ka nisur menjëherë hetimet dhe i ka kaluar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Rasti 1. Sipas njoftimit zyrtar për shtyp thuhet se shtetasja A.V, 32 vjeç, banuese në Elbasan, punonjëse pranë një agjencie, dyshohet se më datë 10.08.2016, i ka prerë 1 biletë trageti me vlerë 265 euro, falso, shtetësit D.P, vjeç 39, banues në fshatin Kusarth.
Rasti 2. Për shtetasen A.V, ka bërë kallëzim shtetësi L.D, vjeç 59, banues në Elbasan, se më datë 10.08.2016, i ka prerë 2 bileta avioni falso me një vlerë prej 390 euro.
Rasti 3. Për shtetasen A.V, ka bërë kallëzim shtetësi E.T, vjeç 68, banues në Elbasan, se më datë 10.08.2016, i ka prerë 1 biletë avioni falso me një vlerë prej 70 euro.
Mbi gruan rëndojnë akuzat e parashikuara në Nenet 143/2 e 186 të Kodit Penal./panorama/a.k










