• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për TKOBAP, baritoni Ylber Gjini konkurron për drejtor

by Aalison Pearse Stevens
23/08/2016 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkuar në pesë numri i kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Bëhet fjalë për baritonin Ylber Gjini, i cili ka depozituar kandidaturën e tij, ditën e djeshme, që përkonte dhe me afatin e fundit për dorëzimin e dosjeve. Lajmin e ka dhënë vetë baritoni përmes faqes së tij në Facebook, ndërsa konfirmohet edhe nga Ministria e Kulturës. Gjini shprehet se ka dashur gjithmonë që karrierën ta mbyllë në TKOB, që për të është një vend i shenjtë.

“Duke u gjendur përballë shumë telefonatave nga miq dhe dashamirës, artistë që dëshironin kandidimin tim për drejtues të TOBAP, ju bëj me dijeni se kam dorëzuar sot (dje) dokumentet e nevojshme për këtë konkurs, të shpallur nga Ministria e Kulturës, në orën e fundit të mbarimit të afatit, mbasi gjithmonë kam dashur ta mbyll karrierën time në skenë, në vendin tim më të shenjtë”, shkruan Gjini, i cili më tej falënderon gjithë miqtë e tij “për besimin që keni në aftësitë e mia dhe pasionin tim për një teatër europian”.

Prej mikut dhe kolegut të tij, tenorit Rudin Sata, mësojmë se Gjini ka dorëzuar pranë Ministrisë “Planin strategjik të menaxhimit të operës”.

“Miku dhe kolegu im, Ylber Gjini, zyrtarisht KANDIDAT për drejtor i TKOBAP…!!! Sot u protokollua “dosja” e tij, bashkë me PLANIN STRATEGJIK të menaxhimit të Operës”, njofton Sata, teksa e quan Gjinin “opozitari i përjetshëm ndaj oligarkëve dhe pushtetit kleptokratik”. Me sa duket, Gjini ka kohë që e mendon drejtimin e TKOBAP, përderisa brenda një periudhë dyjavore, aq sa ishte edhe afati i dorëzimit të dosjeve, ka mundur të hartojë një “plan strategjik”.

Gjini shprehet se me mbështetjen e artistëve të TKOB mund ta kthejë këtë të fundit në një institucion europian.

“Gjithmonë kemi shpresuar që dikush do të bënte diç- ka të mirë për TOB, por nuk ishte e mundur. Ndofta ka ardhur dita që së bashku të punojmë për një teatër europian. Jam besimplotë se së bashku me artistët e shkëlqyer të TOB, që kanë dhënë shpirtin në këtë teatër, do të kemi vetëm suksese”.

GARA Emri i Ylber Gjinit i shtohet katër të tjerëve, dosjet e të cilëve janë dorëzuar tashmë pranë Ministrisë së Kulturës.

Tashmë Gjini do të jetë në garë me producenten e njohur Zana Çela, ish-drejtore e TKOB; tenorin me karrierë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili e ka nisur karrierën pikërisht në TKOB, përpara largimit nga Shqipëria; një tjetër tenor, që krahas karrierës solistike operistike, si dhe mësimdhënies, ka tentuar edhe politikën, Agim Hushi.

Në një intervistë dhënë për një të përditshme pak kohë më parë, Hushi flet për një aktivitet të ngjeshur, që nga Vjena në Kamboxhia, madje ai shprehet se ishte caktuar rektor i Universitetit Muzikor të Vjenës, që, sipas tij, mendohet të ngrihet në Shqipëri. E megjithatë, pavarësisht kësaj karriere të përmbushur, Hushi synon kreun e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një tjetër emër, që ka lëshuar sfidën e tij për institucionin jo pak problematik, është edhe Kleanthi Gjika, ish-trompist i orkestrës së TKOB.

Afati i dorëzimit të dosjeve u mbyll ditën e djeshme dhe pritet që një komision i ngritur me këtë rast t’i shqyrtojë ato në përputhje me politikat e institucionit dhe të Ministrisë së Kulturës.

Kështu që këto ditë do të kemi edhe emrin e ri të kreut të TKOBAP, i cili do të duhet të përballojë edhe periudhën “tranzitore” të rikonstruksionit të ndërtesës së Pallatit të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, artistët e TKOBAP do të duhet të performojnë në salla alternative, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera, ku ende qëndrojnë në këmbë salla teatri apo janë në ndërtim e sipër. Është e kuptueshme që kalendari do të ketë një karakter më tepër koncertal.

Konkursi për kreun e TKOBAP u shpall në datën 4 korrik, pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Ilir Kerni, i cili deri më tani nuk ka pranuar të shpjegojë arsyet e vendimit të tij. I vetmi komunikim me publikun ka qenë një falënderim për gjithë bashkëpunimin gjatë tri viteve të drejtimit të tij.

ma.me

Next Post
Siri, arrihet armëpushimi mes regjimit të Asad dhe forcave kurde, ndërmjetës rusët

Siri, arrihet armëpushimi mes regjimit të Asad dhe forcave kurde, ndërmjetës rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In