Flamur Noka ka dhënë një leksion mprehtësie ditën e sotme në Parlament. Kryeministri Rama bëri një batutë me të por Noka duket se nuk e rroku dot si duhet batutën duke i kthyer Ramës një përgjigje me sfond erotik. Flamur Noka nisi të debatonte me Ramën i cili ishte në foltore, duke e ndërprerë vazhdimisht.
“Flamur, mos u tund Flamur se të është thyer shkopi dhe dukesh si një beze që xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë te kompresori i SHQUP-it”, iu drejtua Rama.
Por Nokës me sa duket në fjalën e Ramës iu àksua vetëm shkopi. “I marrsh të keqen shkopit tim. E di që të pëlqen shkopi im, po unë s’ta jap”, iu përgjigj Noka.
tema