• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘I lutem i përgjërohem’/ Zhdukja e Marteo Bejaj, familjarët: Vetëm një telefonatë duam që të na thotë “jam mirë”

by Java News
14/10/2020 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 9 vitesh familja e Marteo Bejaj endet mes dëshpërimit dhe shpresës për të gjetur djalin e tyre. Jeta kishte përgatitur një surprizë të hidhur për prindrit, motrat, gjyshërit, miqtë e të afërmit e Marteos.

“Nuk e mendoja kurrë që 16 korriku i 2011 do të sillte në jetën tonë një mungesë dhe një zbrazëti kaq të madhe. Që ai do të ishte edhe takimi i fundit me vëllain tonë. Ishte ditë e shtunë, ajo ditë ishte sic do ditë tjetër. Ne kishim ritual që kush zgjohej i pari shkonte te krevati i tjetrit për të shpenzuar pak kohë bashkë para se të niste dita. Unë u zgjova dhe shkova te Mateo. Qëndruam rreth një orë ashtu shtrirë bashkë me njëri-tjetrin. Ishte cdo gjë si normalisht, ai nuk ndau asgjë të cuditëshme me mua. Pasi e kam analizuar kaq shumë pas kaq vitesh nuk vura re asgjë te vëllai im,” rrëfen Fabjola motra e Marteos.

“Dua të të drejtohem në emrin e një dashurie tjetër më të shtrenjtë, më të shenjtë. Kam pak kohë që jam bërë nënë, është mrekullia, dhurata më e shtrenjtë që zoti mund ti bëjë një femre. Vetëm nëna është e aftë të japi nga vetja cdo gjë për fëmijën e saj dhe në këmbim kërkon vetëm një përqafim. Vetëm që para syve të ketë fëmijën e saj. I shtrenjti jonë kthehu, bëje për mamin për babin të cilët kanë 10 vite që të presin. Kemi shumë nevojë për ty na mungon kaq shumë. Më lejo që të të prezantoj vazjës time dajon e saj”, apelon Fabjola Bejaj.

Një lutje për Marteon ka edhe nëna e tij. Për gjithë këto vite, ajo nuk i ka humbur shpresat se do të ritakohet me të birin.

“Vetëm një telefonatë dua që të më thotë jam mirë moj mama por jam në filan vend që të ma mbush mendjen. Ose ndonjë tjetër që di vendodhjen e Mateos i lutem i përgjërohem, nëse është prind më kupton shumë mirë. E kam djalë të vetëm dritën e syrit, sja kisha borxh asnjë njeriu. Vetëm të na thonë ku është nuk dua gjë tjetër. Nëse do ndihmë ta ndihmojë , cfarë dua unë tjetër nga Mateo. Sikur të më thotë një fjalë unë do bëhem me krahë do të fluturoj,”lutet nëna e Marteos./ tch

g.kosovari

Next Post
Eksplozivi në Vlorë/ Bomba artizanale ishte e pajisur me telefon, gati për të shpërthyer

Eksplozivi në Vlorë/ Bomba artizanale ishte e pajisur me telefon, gati për të shpërthyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In