Prej disa ditësh aktori Bes Kallaku po përflitet për një romancë me një nga ish-konkurrentet e Përputhen, Çiljeta Kormuzi. Thashethemet u ndezën më shumë pasi Çiljeta postoi një foto në Instagram me Besin, pasi një shoqe e kishte uruar.
Sot ka ardhur edhe reagimi i parë nga Besi.
Në një prononcim për Anabel, Besi mohon të jetë në lidhje me Çiljetën.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit!”, tha Besi./m.j