• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikandidimi/ Shpresë dhe për mandatin e SPAK, Gogu: Do thellojmë reformën në drejtësi, me apo pa opozitën

by Java News
28/05/2024 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me miratimin e njëanshëm të rezolutës për ngritjen e superkomisionit antikorrupsion, mazhoranca ka hapur të gjitha letrat në tryezë për të prekur, në emër të reformave, institucionet publike dhe të pavarura. Deputeti i PS Toni Gogu mori në mbrojtje shefin e tij përballë akuzave se me këtë mekanizëm, Edi Rama kërkon të godasë SPAK. Por për mikrofonin e A2 CNN, socialisti nuk e mohon që mazhoranca do të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në sistemin e drejtësisë.

“Në këtë moment lind nevoja që të thellojmë reformën në drejtësi. Kjo nisëm është për ta bërë ta pakthyeshëm me atë që nisem me sistemin e drejtësisë, vettingun dhe SPAK. Për shkak të mungesave të sistem, për shkak të reformës së thellë janë krijuar mangësi të burimeve njerëzore dhe stoku është shtuar. Nuk është me të rënë të çekiçit që mundet të zgjidhet por kërkon ndërhyrjen nga të gjitha institucionet.”

Gogu e pohon që drejtësia e re ka shqetësuar jo pak edhe PS-në, por kjo, sipas tij nuk do ta nxisë forcën qeverisëse drejt hakmarrjes. Mendon se mazhoranca e ka besueshmërinë për të vijuar me reformimin e dytë dhe për të bindur skeptikët vesh petkun e pastorit.

“Jeni duke i thënë një të sëmuri, i cili ka bërë kimion e parë, apo ka bërë operacionin e parë dhe tani po shkon të bëjë operacionin e dytë ju po i thoni: po bëni gabim se ti je i pabesueshëm. E dini fare mirë se sa na dhemb ne dhe PS ai proces drejtësie, por jemi këtu me gojë mbyllur dhe gojëkyçur. Nuk ka fitore apo dhe lavdi pa vuajtur. Nuk vjen e diela pa të premten kur ti vdes dhe kryqëzohesh dhe ja del mbanë.”

Për çdo ndryshim ligjor apo kushtetues, mazhoranca do të ketë nevojën për votat e opozitës. Por edhe nëse PD do të vendosë që të mos marrë pjesë, PS është e gatshme që të mos ndalet për ta çuar përpara këtë mision të Edi Ramës që lidhet me integrimin.

“Ftesa jonë është e pakthyeshme për ta. Nuk besoj që opozita do të humbë një shans të tillë. Ne kemi e treguar që dimë të bëjmë opozitën e vetvetes. PS të monitorojë qeverinë e Edi Ramës? PS do të vazhdojë të çojë përpara axhendën europiane.”

Si në rast pranimi apo refuzimi të opozitës, mazhoranca është në një situatë të favorshme, që të përdorë “dëshirën” për të luftuar korrupsionin edhe si një manovër elektorale.

“Ti thuash shqiptarëve, dëgjo ne kemi nevojë të ndryshojmë zakonet institucionale në çdo institucion, po janë karta elektorale, sepse ti i prezanton me një alternativë qeverisëse.”

Krahas objektivave politike, edhe SPAK ka shprehur dëshirat e veta, njëra prej të cilave është mundësia e rikandidimit të prokurorëve specialë për një mandat të dytë. Duke qenë edhe pjesë e grupit të punës prej dy vitesh së bashku me Gazment Bardhin, Gogu është njohur me këtë kërkesë që kërkon ndryshim kushtetues. Socialistët duken që kanë lënë një derë të hapur për Altin Dumanin.

“Kemi qenë të hapur për çdo ndryshim ligjor po pa prekur Kushtetutën, ama nëse organet ligjzbatuese dhe partnerët tanë strategjik të cilët punojnë ngushtë me ta por edhe me ne biem dakord. Pra ne duam të dëgjojmë ekspertët çfarë të thonë ekspertët.”

Me moton “Shqipëria 2030 në BE”, socialistët gjejnë forcën politike, pas 11 vitesh pushtet, për të ndërhyrë në mënyrë të njëanshme në një reformë si ajo e drejtësisë, që të paktën në pjesën thelbësore dhe kushtetuese të saj, ishte miratuar me konsensus të gjerë politik./m.j

Next Post
Aksidenti/ Furgoni del nga rruga në Klos, 5 të plagosur, njëri prej tyre dërgohet tek Trauma

Aksidenti/ Furgoni del nga rruga në Klos, 5 të plagosur, njëri prej tyre dërgohet tek Trauma

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ju keni fjale,rrena e mashtrime,kushe ju beson ju,vrafte veten,ju skeni Zote ase dine e imane,ju njihni vtem te keqen,kundra popullit e vendit.

    Reply
  2. Lili says:
    2 years ago

    O Gogu! Si nuk të vjen Turp nga vetja dhe qeveria jote që ka humbur legjitimitetin dhe dinjitetin për të drejtuar Shqipërinë.Si s’të vjen turp mor horr i horrave t’i dalësh në krah një gangsteri mafioz si padrinoja,Edi Rama A i keni pyetur shqiptarët se çfarë qeverisje duan?A i keni pyetur shqiptarët se çfarë duan në Europë?A u keni dhënë llogari shqiptarëve :Pse s’na pranon Europa?! A jeni ju shembulli për të ardhmen e Shqipërisë?! Turp të të vijë Ty dhe banditëve të tu…që kapardsen rrugëve të Europës me gjakun e vrarë të shqiptarëve Maskara

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In