• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I korruptuar nga Katari dhe Egjipti, dënohet senatori amerikan Bob Menendez, FBI i gjen shufra ari në shtëpi

by S T
16/07/2024 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori amerikan, Robert Menendez është shpallur fajtor nga një juri në SHBA pasi akuzohet se ka marrë ryshfet nga dy biznesmenë të Nju Xhersit në këmbim të gatishmërisë së senatorit për të përdorur ndikimin e tij politik në emër të tyre.

Menendez u shpall fajtor pas provave që FBI gjeti në shtëpinë e tij ku u zbulua ar dhe para të thata.

Bashkë me Menendezin u dënuan edhe dy biznesmenët, Ëael Hana dhe Fred Daibes. Ata nuk e mohuan se i kishin dhënë zotit Menendez dhe gruas së tij, Nadine Menendez, sende me vlerë, por ata argumentuan në gjyq se sendet ishin hua apo “dhurata të vullnetit të mirë” nisur nga marrëdhënia që kishin me senatorin.

Hana, një biznesmen egjiptiano-amerikan, kishte qenë miqësor me zonjën Menendez për vite me radhë përpara se ajo të fillonte të njihej dhe martohej me senatorin.

Në fillim të vitit 2018, Hana dhe znj. Menendez filluan të organizojnë takime mes z. Menendez dhe zyrtarëve egjiptianë.

Qeveria e Egjiptit certifikoi një kompani të mishit hallall, e themeluar nga z.Hana, “IS EG Halal”, një monopol fitimprurës, për të cilin prokurorët thonë se u përdor për t’i dhënë ryshfet senatorit dhe gruas së tij.

Hana u gjet fajtor pasi i dha zonjës Menendez i mundësoi pagesën e hipotekës së shtëpisë në këmbim të ndihmës së senatorit për të mbrojtur monopolin e tij në biznes.

Njëmbëdhjetë shufra ari, të blera nga Hana dhe me vlerë afërsisht 12 mijë dollarë, u zbuluan gjithashtu gjatë një kontrolli në shtëpinë e senatorit.

Biznesmeni tjetër, z. Daibes, sipërmarrës i pasurive të paluajtshme në Nju Xhersi, ishte mik i ngushtë i senatorit Menendez për vite me radhë.

Dy nga shufrat e arit, secila nga një kilogram që agjentët e FBI-së i gjetën në dollapin e shtëpisë së senatorit ishin të stampuar me numra serialë të lidhur me z. Daibes, i cili, siç tregoi më pas në dëshminë e tij, e kishte blerë arin si investim.

Zarfet e mbushura me 10 mijë dollarë para të gatshme të mbështjella me shirita bankarë mbanin gjithashtu gjurmët e gishtave të zotit Daibes dhe karakteristika të tjera identifikuese, shkruan New York Times.

Prokurorët thanë se z. Daibes i dha zotit Menendez dhe gruas së tij shufrat e arit dhe paratë në këmbim të ndihmës së senatorit për disa çështje: përpjekje për të zgjidhur një rast mashtrimi me bankat federale në Nju Xhersi; përkrahjen e biznesit hallall; dhe lidhjen e zotit Daibes me një fond investimi nga Katari që siguroi 95 milionë dollarë financim për të nisur një sipërmarrje të pasurive të paluajtshme në Edgewater, N.J.

Në një deklaratë përmbyllëse, Larry S. Lustberg, avokati i zotit Hana, tha se prokurorët nuk kishin arritur të provonin çështjet që sipas tyre ishin ngritur kryesisht në spekulime.

César de Castro, avokati i zotit Daibes, nuk thirri asnjë dëshmitar të vetëm pasi gjykatësi përjashtoi dëshminë nga bashkëpunëtorët e zotit Daibes.

“Ky rast ka të bëjë me supozime, hamendje, paragjykime, supozime, dyshime, supozime dhe konkluzione të padrejta”, tha zoti de Castro para jurisë.

Juria i dënoi të tre personat për të gjitha akuzat kundër tyre.

Next Post
Varianti i ri i Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertëve të epidemive: Kujdes! ‘Pirola’ përhapet shpejt

Rikthehet Covid-19, ja simptomat e variantit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In