• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I kërkoi 1.5 mln lekë për ta punësuar në universitet, arrestohet 47-vjeçarja që hiqej si pedagoge

by Ardit Rada
24/08/2020 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përderisa blihen notat, diploma, dhe grada shkencore, edhe vendi punës nuk ka pse të përjashtohet nga ky ‘rregull’ apo ‘standart’ që kanë vendosur universitetet tona ‘autonome’, por edhe publike njëkohësisht, pasi në ato private kuptohet më mirë situata.

Nga kjo situatë dramatike vazhdon të ‘lulëzojë’ tregu i sekserëve, por ka edhe raste kur vepron prokuroria.

Një 47 vjeçare që prezantohej si pedagoge pranë universitetit të Durrësit u dërgua për gjykim nga prokuroria për mashtrim.

D.Marku dyshohet se shfrytëzoi shoqërinë me një grua, dhe dy vite më vonë i tha asaj se mund “t’i gjente një vend pune”.

Prokuroria e nisi hetimin pas denoncimit të D. Bicja që tregoi se e takoi pedagogen e rreme në drejtorinë arsimore Fier. Takimi mes dy grave ndodhi në fillim të 2018 dhe më vonë të dyja e mbajtën komunikimin përmes rrjeteve sociale dhe përmes telefonit.

Viktimës ju tha nga mashtruesja se ajo ishte pedagoge në universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe se kishte njohje të shumta në sistemin arsimor.

Në mars 2020 sipas burimeve të gazetës “Si”, Bicja i kërkoi” profesoreshës” t’i sistemonte në punë si mësuese kunatën A. M. Pas aprovimit, kunata ka tërhequr nga banka 150 mijë lekë të reja dhe ja ka dorëzuar asaj.

Por teksa prisnin për emërimin si mësuese, Marku ka nisur nga jusfitikimet për vështirësitë që po haste dhe se nuk po realizonte dot takimet për shkak të distancimit social. Prokuroria thekson në mbyllje të hetimeve se “në dy telefonat e pedagoges viktima ka komunikuar në njërin prej tyre 51 herë ndërsa në tjetrin pas mashtrimit ka kryer 44 telefonata. Që të gjitha pa rezultat”.

Sipas hetimit të prokurorisë që ka vazhduar me kqyrjet bëhet me dije nga burimet e gazetës “Si” se provohet gjithashtu tërheqja e shumës prej 150 mijë lekë nga një bankë në kryeqytet .Ditën tjetër, pas takimit me D. Markun dhe dorëzimit të parave, gruaja ka dorëzuar në drejtorinë arsimore, dokumentat dhe një  kërkesë për të filluar punë si mësuese.

Burimet tregojnë se kur drejtoria arsimore ia ka kthyer pas dokumentat , pedagogia e rreme i ka shkruar “rri e qetë se do merrem unë”.

Pas kërkesave të shumta dhe pritjes për të filluar punë, gratë i janë drejtuar prokurorisë hetime. Edhe pse në fashikull është administruar edhe një kontratë noteriale që mban datën 22 qershorit 2020 ku vërtetohet që “profesoresha” i ka kthyer paratë , prokuroria nuk I ka pushuar hetimet, me argumentin se ajo ka mashtruar duke premtuar një vend pune, ndaj dhe ajo do të gjykohet për këtë vepër.

/e.rr

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com