• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

I keq lind, nuk bëhesh

by Artur Ajazi
16/03/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI
Situata të tilla siç po kalojmë ne prej afro 10 ditësh, natyrisht janë të veçanta, dhe kanë specifikën e tyre, por e rëndësishme është ajo ç’ka mbetet pas saj. Shqipëria dhe shqiptarët, kanë kaluar dhe janë mësuar me situata të tilla dhe me gjendje të jashtëzakonshme përgjatë këtyre 30 viteve. Ishte 1997, pastaj 1998, ishte Gërdeci, pastaj 21 Janari, ishte djegia e institucioneve, ishte tërmeti tmerrshëm,  dhe pastaj nxirja e imazhit të vendit. Duket  sikur këtë vend, nuk e kanë dashur dhe nuk  e duan të paudhët, ata që kanë humbur gjithçka njerëzore, ata që kanë humbur rrugën drejt  të mirës së përbashkët, ata që kanë mbushur dhomat cdhe dyshekët me paratë e shqiptarëve. Për shqiptarët, nuk është e vështirë më të identifikojnë të keqen, dhe të ligun, nuk është e vështirë më të zbulojnë të marrin dhe bashibozukun, ashtu siç nuk e kanë të vështirë të dallojnë të mirin, heroin, njerëzorin. Situata emergjente përmes së cilës po kalojmë prej afro 10 ditësh, nga ardhja e paftuar e virusit corona, padyshim e ka vënë qeverinë shqiptare përpara një sprove tjetër të vështirë, prej të cilës ajo do të dalë më e fortë, më  solide, më e besueshme, më e aftë, më e votueshme, më e përgjegjshme. Dhe përmes kësaj gjendje aspak normale për vendin dhe gjithë shqiptarët, përmes angazhimit maksimal të stafeve të Ministrisë së Brëndshme dhe të Shëndetsisë, përmes angazhimit maksimal si asnjëherë tjetë tjetër të kryeministrit Rama, dikush tjetër futet si “pykë” , për të çarë dhe deformuar solidaritetin e popullit, duke synuar të mbjellë terror psikologjik, indinjatë dhe zemërim “popullor”. Eshtë ajo, ish-opozita e vjetëruar, që me fjalimet, deklaratat dhe “leksionet” e saj, u duket shqiptarëve si “shoqe” e virusit. “I keq lind, nuk bëhesh”, thotë një fjalë e urtë filozofike. Si mund të jetë pranë shqiptarëve dhe pranë fateve të vendit, një parti virusale, një parti që u ka sjellë prej 30 vitesh shqiptarëve veç fatkeqësi, si mund të jetë pranë dhe solidare me shqiptarët një parti që ndjell të keqen, një parti që uron të ligën, një parti që bashkohet me të zezën, një parti që gëzon kur ka trazira, kur ka tërmete, kur ka  zjarre, kur ka përmbytje, kur ka viruse. Si mund të bashkohet me Edi Ramën, një ish-kryeministër dhe kryetar partie që ka djegur gjithçka  në këtë vend, përfshirë edhe mandatet fallco. “ I lig lind, nuk bëhesh”, thotë populli. Dhe kjo është sa filozofike ,aq  dhe  reale për një parti si Partia Demokratike e Lulzimit dhe Doktorit. Për një parti që ka lindur nga dhuna brënda saj, dhe vazhdon të jetojë me dhunën, me presionin, me terrorin psikologjik, me qametin, duke errësuar  gjithçka  jashtë  saj. Prej  10 ditësh, e ndërsa shqiptarët këtej dhe andej kufirit  kanë rritur solidaritetin dhe mbështetjen morale dhe materiale mes tyre dhe rrethe qeverisë, për  të përballuar me sukses  edhe këtë sprovë  jetike, të vetmit  që  i janë  sulur  ministrave dhe kryeministrit, janë solidarët e terrorit psikologjik, duke treguar  besnikëri  të lartë ndaj të keqes dhe të ligut. Shqipëria do ta mundë  të keqen dhe të “ligun” edhe kësaj here, do ta mposhtë sepse rruga e  vetme  e shqiptarëve  mbetet  bashkimi  dhe jo përçarja, sepse  vetëm të bashkuar do të fitojmë  edhe mbi  coronavirusin  e paduskshëm, edhe mbi të “ligun” që kemi  mes nesh.

Next Post
PD vijon të merret “me ngjyrën e perdeve”

Duhet të kalojmë nëpër tunelin e të marrëve

Comments 2

  1. Rajmonda says:
    6 years ago
    Reply
  2. Lili says:
    6 years ago

    Te lumte dhe faleminderit.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In