• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I keni hundët e zëna? Ja si të veproni

by
02/10/2015 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I keni hundët e zëna? Ja si të veproni

Shumë vjet më parë, një ORL (mjeku i veshëve, hundës dhe fytit) më këshilloi të bëja një operacion për një sëmundje kronike, që e kisha prej vitesh. Unë nuk pranova. Duke më pasur kolege, ai më rrëfeu një sekret të vjetër, duke më paralajmëruar që të mos ua thosha kurrë pacientëve (dhe pranoi se kishte frikë se do t’i iknin pacientët, nëse do të përhapej fjala për këtë masë shëruese të thjeshtë)”, – shprehet Dr. Alexa Fleckenstein.

“Por që atëherë, unë e kam përhapur “sekretin” e shpëlarjes së hundëve me ujë tek të gjithë miqtë e pacientët e mi. Vetëm vonë e kam marrë vesh që kjo është një praktikë e vjetër e traditës mjekësore hindu.”

Është trajtimi më i mirë për hundët e zëna nga viruset, alergjitë ose infeksionet bakteriale. Megjithëse ky trajtim është i sikletshëm, ia vlen të mësohet e të zbatohet.

Pastron hundën nga sekrecionet, liron kanalet e bllokuara, ndihmon për lirimin e tubave të Eustakut gjatë dhimbjeve të veshit, ul nivelin e alergjenëve dhe pjalmit në alergjitë e ashtuquajtura të barit, heq bakteret dhe viruset, pra ju mbron nga të ftohtët dhe epidemitë, si dhe shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes.

Ky trajtim duhet bërë të paktën një herë në ditë, kur nuk jeni të sëmurë; bëjeni më shpesh, nëse i keni hundët të zëna.

Mbushni një gotë me ujë të vakët (më vonë, kur të ndiheni më mirë, mund të përdorni ujë të ftohtë) dhe shtojini çerek luge çaji me kripë kuzhine ose deti. Përziejeni dhe hidhni pak nga uji i kripur në zgavrën e dorës. Uleni kokën dhe thitheni ujin me hundë. Uji do t’ju zbresë në gojë. Mos e gëlltitni! Pështyjeni! Përsëriteni derisa ta harxhoni gjithë ujin.

Nëse vuani nga tensioni i lartë, shmangeni marrjen e tepërt të kripës. Shpëlajeni gojën (jo hundën) më pas me ujë të pastër. Mos e gëlltisni gëlbazën e kripur; pështyjeni! Kujdes, mos përdorni kripë me tepri!

Next Post

Vidhte telat e korrentit, kapet hajduti në Tiranë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com