Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet me opozitën në parlament duke i akuzuar ata se duan të zhvarrosin kockat dhe bëjnë garë me njëri tjetrin sa herë kanë një problem.
“Historia kur mendon se e ke lënë pas të vjen përpara. Njëherë nuk kalon dot oqeanin. Pastaj nuk kalon dot kanalin e Gjibraltarit. Vota pro e PD për një raport që ka çuar në Hagë jo disa persona. Këta burrat që vijnë këtu dhe tregojnë lepujt dhe macet nëpër carqe, nuk ia përmendin dot emrin Hashim Thaçit. E kanë kthyer në tradhtar sepse paska dashur t’iu ndajë këtyre Kosovën.
Këta trimat që i gjuajmë me gurë njëri tjetrit. Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Strasburg. Synon të lëvizë ujërat e Europës jo të lëvizë ujërat e ndenjur të Kënetës së Shqupit. Këta kujtojnë se kanë atdhe. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen se thonë kështu e ka politika. Ngulja thikën kujt të mundesh. Po e hëngri dhe vendi yt nuk ka problem.
Kështu i ka mësuar baca nga i cili kujtojnë se janë shkëputur. Tani i ka ndarë Amerika. Janë disa që nuk pyesin për Amerikën. Janë disa të tjerë që kanë frikë mos i ndodh ndonjë gjë Amerikës dhe po e mbështesin. Sa herë kanë këta një problem me vrap të zhvarrosin kockat. Dhe pastaj hyjnë në garë kush bluan më shumë kocka. Barbarë komplet. Barbarë firmato të gjithë. I kujtohet Kosova këtyre. Kështu është historia e këtyre rezolutave. Nëse ata janë fëmijë ne kemi detyrën të respektojmë ata”, tha Rama.
Ai ndërpreu fjalën kur në sallë u futën fëmijët e shkollave për të ndjekur nga afër një seancë parlamentare. Pas këtij episodi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ndërpreu seancën deri në largimin e fëmijëve.