• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I hymë detit në këmbë”, Rama flet për drejtësinë: Duhet të garantohet në plan afatgjatë…

by A R
07/05/2026 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi ishte një nga sfidat më të mëdha që ka ndërmarrë ndonjëherë politika shqiptare. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë. Ai theksoi se për dekada me radhë drejtësia në Shqipëri ishte  nën ndikimin e politikës dhe të pushtetit, por qeveria e tij vendosi të ndërojë një sistem të pavarur nga pushteti politik.

“Drejtësia ishte iluzion në Shqipëri, por ishte historia e shtetit shqiptar që provonte se pushteti i drejtësisë ishte në duar e më të fuqishmëve të politikës. Pavarësisht nga kalimet e sistemeve një gjë ishte e pandryshuar shpata e zonjës së drejtësisë, ishte e palëvizur në zyrën e të parit të qeverisë. Në 2013 ne bëmë atë që nuk kishte guxuar ta bënte askush më parë, madje as nuk i kishte hyre me imagjinatë atij deti që ne vendosëm ti hyjmë detit në këmbë, të dorëzojmë shpatën te një forcë tjetër dhe të krijojmë kushtet që në këtë hapësirë bashkëjetese të krijohet një pushtet tjetër real dhe i pavarur nga pushteti politik”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe procesin e vettingut, ku mbi 90% e shqiptarëve, sipas tij e mbështetën reformën në drejtësi, ndërsa shumica e qytetarëve nuk besonin se do të shihnin fundin e pandëshkueshmërisë.

“Mbi 90% e shqiptarëve e mbështesin reformën, por mbi 80% e tyre nuk kishin besim se do shikonin një spostim të pushtetit të drejtësisë drejt barazisë para ligjit. Askush nuk mund ti vërë faj atyre që ishin mosbesues. Nuk ishte thjesht e përditshmja e tyre që drejtësia ishte iluzion në Shqipëri, por ishte historia e shtetit shqiptar që provonte se pushteti i drejtësisë ishte në duar e më të fuqishmëve të politikës”.

Ai theksoi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate konkrete, por nënvizoi se ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pavarura është një proces afatgjatë që kërkon mbështetje të vazhdueshme politike dhe institucionale.

“Me këtë reformë që ka nisur të japë rezultate të prekshme, ndërkohë që duhet të garantohet në jetëgjatësinë e vet jo nga njerëzit po nga institucionet. Ndërtimi i institucioneve të garantuara në atë reformë nuk është një proces që mund të përmbushet as në një dekadë e as në dy dekada. Duhet të garantohet në mënyrë të palëkundur që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet të ndryshojnë rrjedhën e tij, nga pushteti politik. Nëse i afrohemi një afresku të madh e kemi të pamundur të përcaktojmë kompleksitetin e tij. Ndaj është gjithmonë e domosdoshme të thuhet të mbajmë distancë për të parë në kompleks një afresk që po pikturohet ditë pas dite nga një numër shumë i madh forcash në hapësirën që ka krijuar reforma në drejtësi”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi organizimin e këtij kongresi në Tiranë si një arritje historike për vendin dhe një vlerësim për progresin e bërë në reformën në drejtësi gjatë dekadës së fundit.

Next Post
Debate në Kuvend / “Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën”, Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë…

Debate në Kuvend / "Dorëhiqu, po shkel Kushtetutën", Peleshi i tërheq vëmendjen Bardhit: S’ka asnjë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korçë/ Aksident tragjik, humb jetën një fëmijë

Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë e akuzuar për vrasje në Shijak

June 22, 2026
Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale

Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale

June 22, 2026
Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

June 22, 2026
“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

June 22, 2026
Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

June 22, 2026

Disi afër protestës së 11 Dhjetorit 1990, por…

June 22, 2026
Dorëhiqet kryeministri britanik! Kush është ish-ministri që mund ta zëvendësojë

Dorëhiqet kryeministri britanik! Kush është ish-ministri që mund ta zëvendësojë

June 22, 2026
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

Aksident me vdekje në Çermë, motori përplas të moshuarën

June 22, 2026
85-vjetori i Operacionit Barbarossa, sulmi gjerman që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore

85-vjetori i Operacionit Barbarossa, sulmi gjerman që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore

June 22, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano, apel protestuesve: Mbani distancë nga zagarët e Berishës dhe qentë e Hamasit

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In