• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I heqin çadrat, denoncon biznesmeni në Sarandë: Aferë korruptive! Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë

by
01/07/2021 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kofliktet për stacionet e plazhit nuk kanë fund. Pas konfliktit të Velipojës që përfundoi në masakër me 4 të vrarë, një tjetër ka lindur në Ksamil.

Para 2 ditësh policia ka hequr çadrat e hotelit ‘Kështjella’ në pronësi të Albert Sulës i cili menaxhonte plazhin prej 15 vjetësh, duke e ndarë plazhin në mes. Në një intervistë për Report Tv, biznesmeni thotë se ky veprim është korruptiv dhe se personit të cilit i është dhënë plazhi nuk e përfiton në bazë të kritereve pasi nuk ka njësi akomoduese hotel.

Ndarja e plazhit ka krijuar problemin e mungesës së tualeteve dhe rojeve vrojtuese pasi kanë mbetur në zonën e cila i është marrë nga personi tjetër. Më tej biznesmeni thotë se nuk dëshiron që të derdhet gjak si në Velipojë, por të hetohet sesi zona e plazhit që ai administronte prej 15 vitesh është përfituar nga person që ka vetëm një lokal me qira.

‘Ka ndodhur një padrejtësi një komshiu im që ka marrë nje lokal me qira ka aplikuar dhe i është miratuar një sipërfaqe prej 400 m2 dhe asi nuk plotëson asnjë kush asnjë kriter nga ato që ka përcaktuar ministria. Kam përfituar 780 m kam bërë pagesën për këtë sipërfaqe. Situata është e ndërlikuar pasi këtu ka afera korruptive personi në fjalë e ka barë aplikimin në emër të gruas, e ka bërë i pari aplikimin. Nuk plotëson asnjë kriter. Shkelja është tek kriteret dhe tek rregullat që ka Ministria e Turizmit.

Bashkia nuk më ka përfillur fare, dhe këto gjëra janë bërë në kushte të papërshtatshme. Këto janë bërë në bashki dhe mua më kanë zënë zemrën e plazhit. Tani më kanë zaptuar edhe dhomat e zhveshjes, dushet, tualetet pasi kanë mbetur në atë pjesën e atij zotërisë. Momentalisht e ka marrë lejen ai i pari dhe hoqën shezlonet në mes të ditës. mua po më shkatërrohet biznesi. Unë këtë plazh e kam në përdorim, shteti mund ta marrë por nuk e meriton ai person që të marrë plazhin, pasi ka vetëm një lokal me qira.

Në 2021 të ndodhin këto fenomene, pasi shteti nuk po funksionon në kohën e duhur dhe ky është një imazh i keq për turizmin tonë. Është situata e tensionuar. Nuk dua të derdhet gjak, unë dua ti zgjidh në mënyrë ligjore. Shteti të hetoj si ka mundësi që e ka përfituar ai ndërkohë që unë kam 15 vite që i administroj. Kam punuar 20 vite në Greqi, nuk e meriton ai që ta marrë atë pjesë plazhi. Po më shkatërron biznesin.’– tha biznesmeni.

Operacioni “Bregdeti Ynë” është zhvilluar vetëm ditën e djeshme në Ksamil, ndërsa sot shihet se nuk ka asnjë ndërhyrje nga policia. Report Tv mëson se në bashkinë e Sarandës janë 155 subjekte që kane aplikuar për stacione plazhi dhe deri tani kanë marrë 100.

/b.h

Next Post
“Askush nuk është mbi ligjin”/ Yuri Kim takon Altin Dumanin: SPAK do të japë më shumë rezultate!

Agjentët e BKH-së nisin punën/ Reagon Yuri Kim: SHBA i mbështet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com