• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I fshehur në Kabul/ Përkthyesi afgan i komandove shqiptare: Talibanët të pamëshirshëm me ne, do na vrasin

by Java News
17/08/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mundur të identifikojë dhe intervistojë përmes telefonit njërin prej shumë përkthyesve afgan, që kanë asistuar misionet ushtarake shqiptare në Afganistan.

Për arsye sigurie, ne nuk do të tregojmë identitetin e tij, por do ta quajmë Përkthyesi A.  Nga Kabuli, fillimisht ai flet për bashkëpunimin me komandot shqiptare.

“Unë kam ndihmuar forcat shqiptare. Miku im më mirë ka qenë kapiteni… Ne kemi punuar gjatë misionit të tij 6 mujor si pjesë e NATO-s. Ata ndihmuan shumë  vendin tim Afganistanin. Tani që ata kanë ikur janë krijuar probleme të mëdha. Kur këtu ishte NATO shumë prej nesh përfshi mua u punësuam, u shkolluam, por gjithçka, ka ndryshuar. Kur NATO dhe misionet shqiptare ishin këtu, situata ishte krejt tjetër”.

I pyetur për rrezikun që i kanoset si një ish punonjës i NATOS-s Përkthyesi A tha:

“Ne u punësuam në NATO për të mirën e familjeve tona për një jetë më të mirë e shkollim të fëmijëve tanë. Tani unë ndodhem i fshehur në Kabul. Kam ndërprerë çdo lidhje me familjen për mos t’i rrezikuar ata nga puna që kam bërë si përkthyes e më pas për shërbimin inteligjent të vendit tim.

Në të shkuarën kur punonim për NATO-n, natyrisht ishim të fiksuar nga talebanët. Tani na duhet të fshihemi. Ata janë duke kërkuar për ne, që punuam për NATO-n apo Ushtrinë Amerikane, me qëllimin për të na vrarë. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse, meqë po më jepni këtë mundësi, të kërkoj ndihmën e popullit shqiptar.

Më shumë se 20.000 prej nesh po përballen me rreziqe. Nuk i afrohemi dot aeroportit Hamit Karzai, pasi është i rrethuar me postblloqe talebanësh”.

Për Top Channel Përkthyesi A tregon se çfarë e pret nëse do të zbulohet se ku fshihet dhe  kapet nga Talebanët.

“Ata po na kërkojnë, pasi na quajnë ‘djemtë e këqij’ sepse ne punuam për NATO-n. Ata nuk kanë mëshirë. Nuk do të na e falin pse ne u punësuam me NATO-n apo Ushtrinë Amerikane. Nuk do të kenë mëshirë për ne. Do të na vrasin. Asgjë tjetër”.

Përkthyesi afgan i misioneve shqiptare është kualifikuar për programin e vizave amerikane SIV, por shpjegon pamundësinë e marrjes së saj dhe largimin nga Afganistani.

“Kam aplikuar për vizën SIV shumë kohë më parë. Intervista mu la për në datën 29 Gusht. Tani nuk e di çdo të ndodhë, pasi personeli ambasadës amerikane është evakuuar.  Nuk kam asnjë ide çdo të ndodhë në të ardhmen”.

Në kushtet e pamundësisë të marrjes së Vizës SIV, Përkthyesi A bën këtë apel përmes Top Channel.

“Dua t’i kërkoj ndihmë popullit shqiptar dhe ministrave tuaj. Ju lutem kuptojeni se në çfarë rreziku unë dhe kolegët e mi ndodhemi.

Talebanët kanë nisur kërkimet për ne. Do të na vrasin. Ju lutem na ndihmoni. Do ju jemi mirënjohës për çdo ndihmë që qeveria shqiptare mund të na japë ne përkthyesve që kemi punuar me trupat tuaja në terren”./m.j

Next Post
“Vitin tjetër, Muzeun Etnografik dhe…”/ Veliaj flet për zjarrin dhe planet për “Sarajet”: Gjetëm dy dritare të thyera, s’kemi identifikuar ende porositësin

“Vitin tjetër, Muzeun Etnografik dhe…”/ Veliaj flet për zjarrin dhe planet për “Sarajet”: Gjetëm dy dritare të thyera, s'kemi identifikuar ende porositësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti shokues i OKB: Sulmet amerikane mbi anijet e dyshuara për trafik droge, një krim lufte! Uashingtoni: Ishte vetëmbrojtje

Raporti shokues i OKB: Sulmet amerikane mbi anijet e dyshuara për trafik droge, një krim lufte! Uashingtoni: Ishte vetëmbrojtje

September 22, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Çfarë parashikon nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

September 22, 2026
Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President

Shqipëria merr Presidencën e UEAA-së për periudhën 2026–2028! Akademiku Nazim Gruda zgjidhet President

September 22, 2026
Nga atentati ndaj Prokurorit, tek arratisja! Gazetarja: Rexhepi krijoi familje në burg, u martua më mbesën e…

Manipuluan kontrollet në favor të Dritan Rexhepit, arrestohen për korrupsion 8 mjekë në Ekuador!

September 22, 2026
Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik prej gati 400 mln euro në janar-qershor!

September 22, 2026
Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

SPAK kontrolle te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda, verifikim edhe personave të tjerë me urdhër të GJKKO!

September 22, 2026
“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

“Vendimi nuk goditi vetëm të akuzuarit”- Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

September 22, 2026
Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shirash

September 22, 2026
13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të ligjeve europiane për të ulur burokracinë

13 vende të BE-së kërkojnë “pastrim të thellë” të ligjeve europiane për të ulur burokracinë

September 22, 2026
Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam për aktgjykimin e Speciales

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com