• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I frikësohet Vetting-ut/ Jep dorëheqjen Astrit Haxhialushi, njihuni me pasurinë e frikshme të gjyqtarit të Apelit

by Java News
12/10/2019 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot gjyqtar Apelit, Astrit Haxhialushi, ka vendosur të japë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit. Në 11 shtator 2018, Astrit Haxhialushi është përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, për t’ju nënshtruar verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Sipas të gjitha gjasave, gjyqtari mund të jetë njohur me rezultat e hetimit, ndonëse nuk ishte caktuar një datë për paraqitjen e tij në Komisionin e Vetingut.

Nuk dihen se në çfarë konkluzioni ka arritur KPK-ja, por nga deklaruarat e pasurisë që ka depozituar pranë ILDKPKI, rezulton se gjyqtari ka në pronësi me qindra hektarë pyje, ullinj, arë dhe troje, të trashëguara sipas tij nga babai. Ai deklaron ¼ e 58 000 m2 ullishte, ¼  38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit, ¼ e 631.7 hektar në Pyllin e Myzhlit, ¼ e 1308.5 ha në Pyllin e Bizës etj. Gjyqtari ka deklaruar se nëna e tij është pronare me 1/5 e një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin si dhe pronare me 1/5 e një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip.

500 m2, në Peqin. Haxhialushi ka në pronësi gjithashtu disa apartamente në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se në vitin 2004, gjyqtari deklaron blerjen e apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 143 m2, vlera 6 263 400 lekë, ndërsa e shet katër vite më vonë, me vlerë 11 340 000 lekë. Gjithashtu, në vitin 2011, gjyqtari deklaron se bashkëshortja e tij, ka marrë dhuratë nga prindërit një njësi 2 mijë m2.

Haxhialushi: Ndihem i frikësuar
Arsyet reale të dorëheqjes pritet të pasqyrohen në vendimin e KPK-së për ndërprerjen e Vetingut, por gjyqtari Astrit Haxhialushi, në një mbledhje të KLD të vitit 2016, para se të niste zbatimi i ligjit të Vetingut, ka deklaruar se ndihej i frikësuar. Në një procesverbal të publikuar më parë nga Shqiptarja.com të mbledhjes së KLD-së në datën 11 qershor 2016, gjyqtari ka deklaruar se “Me të vërtet konstatoj, por edhe nga kontaktet që kemi me kolegët, se trupa gjyqësore me të vërtet ndihet totalisht e fyer, por njëkohësisht edhe e frikësuar.

Drejtësia është një nga shtyllat themelore të funksionimit të një shteti demokratik. Alarmi i rrezikut të kapjes së sistemit gjyqësor nga politika, përbën rënien e drejtësisë në vend dhe kërcënon parimin e ndarjes së pushteteve pa të cilën shteti i së drejtës nuk mund të ekzistojë. Duke përkrahur Kryetarin e Gjykatës së Lartë në konstatimet e tij, por edhe njëkohësisht z. Cena, mendoj që ky Këshill i Lartë i Drejtësisë duhet të dali me një deklaratë tjetër veç asaj, ku t‟i dënojë këto akte në vazhdimësi dhe në mënyrë periodike ndaj sistemit”.Image result for jep doreheqjen gjyqtari Astrit Haxhialushi

Një pjesë e pasurisë së gjyqtarit Astrit Haxhialushi
Bashkëshortja marrë dhuratë nga prindërit njësi me sipërfaqe 2 000 m2.
Blerë apartament banimi me sipërfaqe 106.72 m2 në vlerën 10 500 000 lekë
Pronar me 100 % i një apartamenti 3 plus 1, 143 m2 në Tiranë, vlera 6 263 400 lekë (2004).
Shitur apartament banimi 143 m2 në vlerën 11 340 000 lekë (2008).
Pronar me bashkëshorten i një apartamenti 106.72 m2 në Tiranë.
Pronar me 33 %, i një apartamenti banimi 164 m2, në Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.
Pronar me 33 % i një garazhi rreth 20 m2 që ndodhet në bodrumin e pallatit ku jeton deklaruesi, vlera 300 000 lekë.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin, e cila ka qenë pronë e babait të saj.
Nëna, pronare e 1 e 5 së një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin.
Nëna, pronare e 1 e 5 së 5000 m2 truall në Peqin.
Babai, pjesë në disa hektarë pyje e kullota në qytetin e Vorës dhe në Gjirin e Lalzit.
Babai, ka pjesë në një tokë truall në Karpen, Kavajë.
Nëna, gjendja e depozitës bankare, 10 000 dollarë.
Pronar i një autoveture tip ‘Benz’, 300 000 lekë.
Pronar i 1 të 4 tës së 47 hektarëve pyll në Vorë trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4-tës së 62 500 m2 trualli të lirë në Vorë, trashëguar nga babai.
Zotëron 1 të 4, të 200 m2 truall dhe 181 m2 ndërtese në Shetaj, Durrës, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së 58 000 m2 ullishte në Mariqinet, trashëguar nga babai.
Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 26.19 m2 në Tiranë, 1 e 4 e të cilit është trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 14 së një trualli me sip. 280 m2 në Karpen, Kavajë, trashëguar nga babai.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronat, Kavajë.
Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait në pronën prej 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit.
Zotëron 1 të 4 e pronave që i takonin, përkatësisht: 631.7 ha në Pyllin e Myzhlit; 1 308.5 ha në Pyllin e Bizës. Këto prona janë në proces regjistrimi në ZRPP Durrës dhe Tiranë.
Pronar i 1 të 4 i gjitha pronave që rrjedhin nga familja Preza të cila i ka përfituar babai z. Asim Haxhialushi nga trashëgimia e tezes së tij Mediha Barbulushi sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 25.08.2014.
Blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.
Blerë veturë tip Volksëagen në vlerën, 6 500 euro.
Bashkëshortja blerë 2 000 m2 kullotë në vlerën 274 000 lekë.
Bashkëshortja blerë veturë tip Volksëagen në vlerën 3 500 euro.
Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 10 000 euro.

g.kosovari

Next Post
Goditën arkitektin e Bashkisë së Vlorës, pranga 47-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

Goditën arkitektin e Bashkisë së Vlorës, pranga 47-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

Comments 2

  1. Aixa Dessuntes says:
    6 years ago

    Ky vend u be tmerresisht i padrejte nga keta salushet, kokmadhushet haxhialushet e sorollop.
    Kush eshte rreth te 50 e me shum e mban mend qe per juridik shkonin me trapat e klases…
    Tani keta shkelin mbi florij ne te tjeret presim diten e rroges…!
    Kjo eshte padrejtesi uleritese mor vlla….

    Reply
  2. Armand Hasa says:
    6 years ago

    Shume palidhje… derisa te gjitha dokumentat e deklarimet e pronesise jane publike dhe ai i ka deklaruar se shoh ku eshte problemi? Ca lajmi investigativ e? Merr e publiko cfare ka deklaruar vete gjykatesi?! Pse nuk investigoni pak kupolen e shtetit qe ska deklaruar asgje ca ka nen pronesi? Ku i keni pronat e Edi Rames apo apartamentet luksoze qe ka Erjon Veliaj? Na investigoni ato qe sjane informacion publik se kto tjerat i shofim vete…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com