• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I droguar në timon/ Qytetarët të alarmuar telefonojnë policinë, efektivët i fikin makinën

by Java News
16/08/2021 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdojnë kontrollet e shtuara të Policisë Rrugore, për të kapur shoferët në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë fundjavës, janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu, shoferët vazhdojnë të mos ndërgjegjësohen për shpejtësinë.

Në këtë kuadër janë pezulluar 186 leje drejtimi, nga të cilat 125 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4981 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Nga ana tjetër, falë telefonatave të qytetarëve janë parandaluar edhe tre ngjarje që mund të kishin pasoja për jetën. Në një prej tyre, drejtuesi i mjetit ishte i droguar në timon.

Pjesë nga njoftimi i policisë:

Telefonata 1: Një motomjet në unazën e madhe pa kaskë mbrojtëse, kryen parakalime të rrezikshme mes automjeteve dhe shkakton zhurmë të madhe në rrugë.  Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë bërë të mundur bllokimin e motomjetit  ku ka rezultuar se shtetasi I.B, drejtonte motomjetin në gjendje të dehur në masën 2.55 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.  Njëkohësisht u ndëshkua administrativisht me 25.000 lekë të rinj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit.

Telefonata 2: Një shtetas që drejtonte një automjet tip Suzuki, tek semafori i Komunës së Parisit  po kryente veprime agresive në timon duke tentuar të dëmtonte veten. Policia Rrugore e Tiranës me ndihmën e qytetarëve ka ndërhyrë menjëherë edhe pse drejtuesi i mjetit kryente veprime agresive, e ka neutralizuar dhe hequr çelësin nga kuadri. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.A,  është shoqëruar në spital dhe pas kryerjes së testit të drogës ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e përzierjes së drogave të forta. Policia Rrugore e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si dhe i ka pezulluar 1 vit lejen e drejtimit, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit dhe si dhe është ndëshkuar me masë administrative me vlerë 10.000 lekë të rinj.

Telefonata 3: Një automjet tip Benz qarkullonte me shpejtësi dhe kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Lezhë -Milot. Patrulla e Policisë Rrugore e Lezhës ka bërë të mundur bllokimin e  automjetit dhe pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi Z.G, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.  Policia Rrugore i ka pezulluar Lejen e Drejtimit për 18 muaj, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 32.000 lekë të rinj./m.j

Next Post
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Cilat janë 6 bashkitë me përhapjen më të lartë të Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

July 28, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

July 28, 2026
Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In