• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I djeguri” i parë i Vettingut, kush është Fatos Lulo, vendimet më të përfolura të tij

by A R
23/03/2018 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi më i rëndësishëm në karrierën e tij 13-vjeçare si gjyqtar, Fatos Lulo e ka dhënë pikërisht në Gjykaten Kushtetuese, kur u shpreh pro ligjit të vettingut, pikërisht ligjit që atij i rrezikon udhëtimin e mëtejshëm në drejtësi. Po kush është Fatos Lulo? Siç shprehet në kurrikulumin e tij, 57-vjecari Fatos Lulo është diplomuar për drejtësi në vitin 1988 dhe pas kësaj për katër vitet vijuese ka qenë i angazhuar si jurist në komitetin e përkrahjes sociale.

Nga vitit 1994 deri në 2004 ka ushtruar detyrën e avokatit. Ndërkohë që më pas zgjidhet nga parlamenti si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Lulo veshi pelerinën e gjyqtarit të lartë nga viti 2005 deri në 2013, kohë në të cilën rezulton të ketë dhënë vendime kryesisht si pjese e kolegjeve civile për largimet e padrejta nga puna, sikurse edhe ishte pjesë e kolegjeve të bashkuara kur u trajtua shkarkimi i tre gjyqtarëve ushtarakë, të cilëve Gjykata e Lartë u dha të drejtë për një vendim ndaj shtetasit Mihal Delijorgji që kishte qenë nën gjykim prej tyre për dyshimet e kontrabandës, një dosje kjo që u soll në vëmendje nga inspektimet e KLD pas tragjedisë së Gërdecit.
Në mbrojtje të gjyqtarëve është shprehur Fatos Lulo edhe në një vendim tjetër në vitin 2005 në Gjykaten e Lartë, atëherë kur shqyrtoi dosjen gjyqtarja Gaba e të tjerë, të cilët ishin shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në kohën kur ky këshill drejtohej nga Bamir Topi.

Por çështja më delikate që kalon përtej Shqipërisë eshte ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt Amerikës, një çështje që u konsiderua nga Gjyakat e Lartë aso kohe se nuk i afronte garancitë e jetës së ekstraduarit.

Në fakt ky vendim që shfuqizonte dy vendime pro ekstradimit të dy shkallëve më të ulta u dha me shume vonesë sepse Rrapo ndërkohë ju ishte dorëzuar amerikanëve.

Si për rastësi aso kohe Almir Rrapo mbrohej nga avokati Ardian Visha, i njëjti që sot lufton me vettingun për ta mbajtur në gjyqësor Fatos Lulon./TCH/a.m.

Next Post
Futbollistë të mëdhenj që nuk kanë fituar kurrë…

Futbollistë të mëdhenj që nuk kanë fituar kurrë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

October 27, 2026
‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

October 27, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Begaj njofton nisjen e konsultimeve për Zgjedhjet Lokale, ja kur do të mbahen

October 27, 2026
Sërdanoviç për REL: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë, marrëveshjet do të shqyrtohen

Sërdanoviç për REL: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë, marrëveshjet do të shqyrtohen

October 27, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 6 të tjerë lirohen me masa sigurie

Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 6 të tjerë lirohen me masa sigurie

October 27, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

October 27, 2026
“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

October 27, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In