• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“I dhashë dorën Hitlerit”, pengu i të mbijetuarës së Holokaustit

by A R
28/01/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtrëngova Hanni Begg ishte një nxënëse nga Berlini kur nazistët erdhën për familjen e saj në vitin 1943.

Për shkak të një fati të papërshkrueshëm ajo arriti të shpëtojë mirëpo më vonë ajo u takua sy më sy me Hitlerin, shkruan “Klan Kosova”.

Babai i Hanni Begg kishte një plan kur të vinin nazistët – të vrisnin njëri – tjetrin.

Por edhe ajo edhe babai i saj nuk ishin në shtëpi në vitin 1943, kur Gestapoja arriti në banesën e tyre në Berlin.

Vëllai i saj më i ri, Max dhe motra e saj, Ruth nuk ishin kaq me fat kjo sepse ata e dërguan në kampin Auschwitz ku edhe ndërruan jetë.

“Nuk i pash më kurrë as motrën e as vëllain”.

“E dija që nuk do i shihja më kurrë. Nuk kisha më shpresë që do i takoja”.

“Në fillim qava shumë. Mirëpo më vonë u detyrova që ta mbledh veten”, shprehur Begg, tani 86 vjeçare.

Pasi nëna e saj vdiq në vitin 1939 nga kanceri, babai i saj e kishte paralajmëruar për rrezikun që ka familja e tyre e vogël hebre nga nazistët.

“Babai më kishte folur për librin e Hitlerit, Mein Kampf. Ai më tha që duhet të jem i vetëdijshëm që unë do të jem e rrethuar nga anti-semitizmi, mirëpo duhet të jem shumë krenare për prejardhjen time”.

“Ai gjithashtu më tha se të gjithë ne do e kemi një letër nga Gestapoja duke na thënë se do vinë për të na dërguar në kamp dhe e tërë kjo do të jetë për të na mbrojtur”.

“Babai im e dinte që e gjithë kjo ishte gënjeshtër. Ai na tregoi që të mos besojmë në propagandë. Na tha që ne nuk duhet të shkojmë në kamp”.

“Ai na solli një kuti me një tablet duke na thënë se nëse vinë të na marrin ateherë ne duhet t’i pimë dhe të vdesim”.

“Në atë kohë mendoja se kjo gjë është shumë romanatike, pra që të gjithë të vdisnim së bashku”, u shpreh Begg.

Letra nga nazistët nuk erdhi kurrë, por Gestapoja po.

“Kur mbërrita në shtëpi pas shkollës, disa fqinj më thonin që të mos hyja brenda sepse Gestapoja do të merrte. Pas asaj ditë nuk e kam parë babain tim për vite me rradhë”.

“Më duhej që të zhdukesha, dhe në atë kohë më ndihmuan shumë persona pavarësisht që rrezikuan shumë”.

Ajo jetoi tek fqinjët e saj dhe shoqëria të cilët arritën të ia ndërronin identitetin, e falë kësaj ajo arriti që të shkonte në shkollë.

E pikërisht në këtë kohë ajo u takua sy më sy me Hitlerin.

“Ai erdhi në shkollën tonë e unë isha në rreshtin e parë”.

“Hitleri ishte i rrethuar me roje, e për disa sekonda unë e ai shtrënguam duart”.

Ajo tregon se në atë kohë ndihej e turpëruar për këtë veprim që kishte bërë, pra që kishte shtrënguar duart me fajtorin kryesor për të gjitha që po i ndodhnin njerëzve të saj.

“Pas atij veprimi fillova të ndihesha në faj, mirëpo nuk mund të bëja asgjë”.

Pasi lufta mbaroi, Hanni më në fund arriti që të takoj babain e saj – që po jetonte në një shtëpi të rrënuar.

Ai vuante nga tuberkulozit prej të cilit vdiq më 9 maj 1945.

Hanni Begg, u adaptua nga një familje britanike dhe më pas u martua me një mjek.

“A ndihem e lumtur që kam mbijetuar? Jo, jo gjithmonë. Kjo sepse shumë herë jam ndier me faj pse vetëm unë kam mbijetuar. Pse duhej që vetëm unë të mbijetoja”, shprehet Begg.

Next Post

PDIU merr dy drejtoritë e karburantit dhe ushqimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

GJKKO dënon Zef Malin dhe Jemine Çokun, premtuan transferimin e një të dënuari nga Turqia në Shqipëri

May 12, 2026
SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

May 12, 2026
SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

SHBA paralajmëron dy skenarët e mundshëm të konfliktit me Iranin

May 12, 2026
Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

Hapet skema e subvencioneve, fermerët aplikojnë nga 20 maji

May 12, 2026
“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin

May 12, 2026
Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

Kina dhe SHBA rinovojnë partneritetin historik për ruajtjen e pandave gjigante

May 12, 2026
Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

Dalin analizat! Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat

May 12, 2026
“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

May 12, 2026
Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

Çfarë po ndodh në Ngushticën e Hormuzit? Pasdaran: Kontrolli është zgjeruar, po monitorojmë çdo lëvizje

May 12, 2026
BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

BBC identifikon “Kardo Ranya”, kontrabandistin që dyshohet se organizoi kalimet ilegale drejt Britanisë

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In