• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dha fitoren Bashës e shqyrtoi “21 Janarin”, KPK: Ndreca kontakte me një të inkriminuar

by A R
13/07/2018 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur seanca dëgjimore ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Tom Ndreca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Gjatë seancës ka qenë i pranishëm edhe vetë gjyqtari Ndreca së bashku me avokaten Mine Progonati.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në konkluzionin se gjyqtari Ndreca është i papërshtatshëm për vijimin e detyrës. Ai ka probleme me deklarimin e pasurisë ndërkorhë është konstatuar se ka kontakte me një person me precedentë penalë.

Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor dhe ishte pjesë e trupës që mori vendimin për t’i dhënë fitoren kreut të opozitës Basha për bashkinë e Tiranës në vitin 2011. Po ashtu, ai ka shqyrtuar edhe çështjen e “21 Janarit”.

Pjesë nga raporti i KPK:

“Hetimi paraprak administrativ perfshiu apartament 120 m katrore, garazh 18 m katrore te Muhamet Gjollesha, blere ne vitin 2003 per 2.4 mln leke me burim krijimi te ardhurat nga paga, shitja e nje apartamenti ne Rreshen dhe ndihma nga motrat dhe vellezerit. Apartament 74 metra katrore ne Golem blere ne 2009 per 31 mije euro me burim te ardhurat e familjes. Apartament 92 m katrore te Komuna e Parisit blere ne 2015 per 6 mln leke te ardhura nga paga. Automjet golf blere nga e shoqja per 200 mije leke ne 2012 me burim pagat. Depozite bankare ne emer te gruas 3 mln leke me kursime nga paga. Depozite personale ne emr te djalit 1 mln leke me kursime nga paga. Llogari rrjedhese ne emer te gjyqtarin 1.2 mln lele me kursime nga paga. Te ardhura kesh 1.5 mln leke nga paga”.

Relatorja tha: Subjekti nuk ka deklaruar likuiditetet e gruas 1.5 mln lele ne banke per 2016. Automjet ne emer te djalit ne vitin 2005. Shtese likuiditeti 1.5 mln leke ne vitin 2006. Ne deklaraten per veting subjekti nuk ka deklaruar pasurite: likuiditete ne tre llogari ne emer te gruas e dy djemve ne shumen totale 113 mije leke. Autoveture tieter ne emer te djalit.

Bashkeshortja dhe dy femijet kane deklaruar se nuk disponojne pasuri nderkohe qe ky fakt nuk eshte i vertete. Ata kane patur detyrim qe ti plotesojne dhe deklarojne keto pasuri edhe pse jo ne shume te konsiderueshme. Ne perfundim KPK vlereson se deklarimi eshte i pasakte per zotin Ndreca dhe jo ne perputhje me ligjin.

KPK vlereson se subjekti ka mungese te burimeve te ligjshme financiare per likuiditetin 1.8 mln leke. Ka fshehje pasurie te luajtshme, nje automjet. Ka pasaktesi dhe mosperputhje mes deklarimeve nder vite me deklaraten per vetingun.

Lidhur me pastertine e figures, DSIK ka konstatuar pershtatshmeri per Tom Ndrecen. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. eshte lidhur nje kontrate shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motres se tij, blereses, gruas se Ndreces.

N.Gj. eshte kunati i Tom Ndreces dhe eshte anetar i familjes dhe per shitjen e mjetit hyn ne rrethin e personave te lidhur. Per shtetasin N.Gj. ka pasur informacione se ka precedente penale. Ai eshte arrestuar ne 9.11.2011 eshte liruar 5.12.2011 i hetuar per prodhim dhe shitje narkotikesh.

Prokuroria e Shkodres ka marre vendim per pushim te hetimeve dhe rezulton 0.4 gram kanabis ne mjetin e tij ishte per konsum vetjak. Ndersa 6 kg kanabis te gjetura ne shtepine e tij nuk jane vertetuar se jane futur aty nga personi nen hetim ( ka argumentuar prokuroria e Shkodres).

KPK vlereson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N.Gj. ne formularin e DSIK. Ai e ka fshehur kete fakt. KPK vlereson se Tom Ndreca ka kontakte te papershtatshme dhe eshte i papershtatshem per vazhdimin e detyres.

Tom Ndreca ne hetimet administrative ka deklaruar se e ka ditur faktin qe kunati eshte arrestuar pasi eshte kapur me kanabis por tha se “nuk kam pas dijeni se cfare eshte bere me hetimet e tij deri sa jam njohur me pushimin e tyre. Nuk kam patur qellim ta fsheh kete fakt”./a.m.

Next Post
Shkon të peshkojë në Drin, humb jetën tragjikisht

Shkon të peshkojë në Drin, humb jetën tragjikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In