I dërguari i posaçëm presidencial amerikan për klimën John Kerry do të zhvillojë një vizitë në Kinë.Ai do të takohet me homologun e tij kinez Xie Zhenhua në Tianjin.
Të dy palët do të diskutojnë për bashkëpunimin e tyre në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe lidhur me Konferencën e 26-të të Palëve (COP26) të Konventës Kuadër për Ndryshimin e Klimës të OKB-së.
Udhëtimi zhvillohet katër muaj pas vizitës së parë të Kerry në Kinë si i dërguar i ShBA-së për klimën.