I dënuar për vrasje/ Ndërron jetë 53 vjeçari në burgun e Shënkollit. Ishte i shtruar në spitalin psikiatrik

Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll. Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal.

Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak. Materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.