• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dënuar për drogë në Greqi e Francë/ Zbulohet e kaluara kriminale të njërit prej vëllezërve që u ekzekutua në Durrës

by Java News
28/04/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga e kaluara e dy vëllezërve që u ekzekutuan pasditen e djeshme në Durrës. Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Besmir Haxhia ka qenë i implikuar në trafik droge në Greqi dhe në Francë dhe i dënuar në këto dy vende, duke sjellë më pas edhe deportimin e tij në Shqipëri, pasi kreu dënimet. Fillimisht Besmir Haxhia ka qenë dënuar në vitet 2007-2010 në Greqi për trafik droge dhe më pas në Francë. Pra mosmarrëveshjet dhe prishja e pazareve të drogës është pika kryesore ku grupi hetimor është përqendruar për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes mafioze. Megjithatë, tha më tej, gazetari Qyno, nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të konflikteve në bizneset që kishin dy vëllezërit dhe jetën personale.

“Autorët i kanë ndjekur për gati një orë objektivat, goditja erdhi nga mbrapa, paralelisht dhe më pas ‘Toyota” e autorëve ka qëndruar dhe njëri nga autorët ka zbritur dhe ka vijuar që të qëllojë mbi dy vëllezërit nga Puka. Pista kryesore është ajo e trafikut të drogës në Greqi dhe Francë, pasi Besmiri është dënuar në Greqi në vitet 2007-2010 dhe në Francë. Mosmarrëveshjet për pazaret e drogës do të jenë shkaku kryesor. Pavarësisht se të dy menaxhonin biznese, një pikë këmbimi, tjetri servisin. Viktori ka një licencë avokati por që nuk e ka ushtruar asnjëherë aktivitetin, pasi kishte biznesin.

Çështja e borxheve është dyshuar që dje që mund të kishte lidhje, por sot kjo pistë është zbehur sepse duke kërkuar në të kaluarën e Besmir Haxhisë janë nxjerrë të dhëna që është i përshirë në trafik lëndëve narkotike dhe mosmarrëveshjet dyshohet se kanë qenë shkak për eliminimin e tyre. Autorët kanë qenë të mirëorganizuar dhe armatosur, pasi i kanë survejuar. Dje kur qeveria vendosi që të zbusë masat dhe nuk kishte kontrolle sa ditët e vazhdueshme janë goditur. Kur kanë shkuar pranë bizneseve të tyre filluan lëvizjen edhe autorët i eliminuan”. Por cfarë u zbulua në makinën e dy vëllezërve që u vranë dje? Gazetari Elton Qyno jep të tjera detaje. “Në “Golf 5” u gjetën 200 mijë lekë të vjetra“.

Për gazetarin Elton Qyno kamerat e sigurisë dhe dinamika do të ndihmojnë policinë për të zbardhur ngjarjen dhe autorët, që sipas tij nuk janë amatorë, por profesionistë. “Durrësi është një qytet që ka të tilla krime, një në tre muaj ndodhin, por një apo dy grupe menaxhojnë apo kontrollojnë atentatorët. Pjesa më e madhe e atentatorëve nuk janë arrestuar, jo më larg se 4 muaj diskutuam atentatorët e prokurorit Arjan Ndoji. Pavarësisht se në atë ngjarje morën pjesë 5 persona, ndërsa tani kemi vetëm një autor të dyshuar.

Të gjitha ngjarjet edhe policia, por edhe instanca të tjera e kanë të vështirë të nxjerrin shumë shpejt autorët, pasi autorët nuk janë amatorë dhe njëri nga viktimat është përfshirë në veprimtari kriminale Përmes provave krijohet edhe dinamika dhe bindja mbi persona konkretë. Disa kamera kanë filmuar makinën e autorëve, apo interceptuar telefonat mbi personat që mund të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje. Nëse do të gabohet nga pala tjetër, e autorëve shumë shpejt do të zbardhet, por unë si gazetar jam skeptik se kjo ngjarje në Durrës do të zbardhet” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Gazetari: Në burgun e Reçit ka disa me koronavirus, gardiani nga Shkodra infektoi të dënuarit

Gazetari: Në burgun e Reçit ka disa me koronavirus, gardiani nga Shkodra infektoi të dënuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In