• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dënuar për abuzim seksual ndaj një vajze shqiptare, Robinho mendon të…

by
25/01/2023 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Robinho po planifikon një rikthim shokues në futboll, pavarësisht se ka marrë një dënim me nëntë vite burg për përdhunimin e nj֝ë vajze shqiptare. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt u tërhoq në vitin 2020, duke shkurtuar periudhën e tij të dytë në Santos për t’u fokusuar në mbrojtjen e  çështjes së tij, por Robinho mendon se së shpejti të kthehet në fushë.

Ai u dënua me nëntë vjet burgim për përdhunim në Itali në vitin 2017, por procesi apelit ka vazhduar që atëherë dhe ai mbetet në Brazil.

Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2013, kur ai dyshohet se së bashku me pesë meshkuj të tjerë kryen një përdhunim në grup të një femre shqiptare 22-vjeçare në klubin e natës “Sio Cafe” të Milanos.

Robinho ishte duke luajtur për Milanin, kur dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën, për të cilën gjykata italiane urdhëroi brazilianin të paguante mbi 55,000 euro si gjobë.

Në janar të vitit 2022, Gjykata e Kasacionit në Romë hodhi poshtë të gjitha deklarata e Robinhos dhe të një shoku të tijin, duke i shpallur fajtorë.

Në tetor të vitit të kaluar, Ministria italiane e Drejtësisë i dërgoi një kërkesë me shkrim Brazilit për të ekstraduar Robinhon. Megjithatë, kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve nga atdheu i tyre. Ish-lojtari brazilian vazhdon të refuzojë akuzat dhe tani thuhet se po shikon një rrugë kthimi në futboll.

Sipas “UOL”, 39-vjeçari ka zhvilluar bisedime me klubin Portuguesa Santista, i cili luan në divizionin A-2 të kampionatit Paulista. Ai është gjithashtu në diskutime me ekipin e Serie D, Brasiliense, por ende nuk është arritur marrëveshje me asnjërën skuadër të interesuar.

/e.d

Next Post
Dhunoi mësuesin e dyshuar për ngacmim seksual, lihet i lirë vëllai i nxënëses

Vranë 60-vjeçarin por e raportuan sikur u rrëzua nga makina/ Zbardhet krimi në Peshkopi, si nisi konflikti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com