• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vranë 60-vjeçarin por e raportuan sikur u rrëzua nga makina/ Zbardhet krimi në Peshkopi, si nisi konflikti

by
25/01/2023 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 7 muaj pas vdekjes së një 60-vjeçari në qytetin e Peshkopisë, policia ka arrestuar edhe tre persona të tjetër.

Operacioni i koduar “Deepened”, (Dipën) përfundoi me arrestimin e shtetasve Eduart dhe Ahmet Torba, dhe Lavdërim Kaleci, të cilët akuzohen për mos kallëzim krimi.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se më 26 qershor të vitit të shkuar në lagjen “Kamen” të Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta pranë një lokali, të arrestuarit plagosën rëndë 60-vjeçarin Nuri Basha, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spitalin e Peshkopisë dy ditë më vonë.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksident, ku të dyshuarit i deklaruan policisë se 60-vjeçari ishte rrëzuar pasi zbriti nga një automjet ku ishte si pasagjer.

Por pas hetimeve të mëtejshme u zbardh e vërteta e ngjarjes. Më 1 korrik, policia arrestoi si autor të dyshuar të krimit, 53-vjeçarin Osman Torba.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe mos kallëzim krimi.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Ndodh puthja? Kiara dhe Luiz kalojnë momente intime në dhomën e provës, moderatorja i pëshpëriti në vesh këngëtarit: Dua të të puth…!

VIDEO/ Ndodh puthja? Kiara dhe Luiz kalojnë momente intime në dhomën e provës, moderatorja i pëshpëriti në vesh këngëtarit: Dua të të puth...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com