• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I “dëbuari” Sali Berisha dhe mandati i deputetit

by Desada Metaj
26/06/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Sali Berisha dhe Irena Gjoka janë të dy të dëbuar i pari nga SHBA dhe Britania dhe e dyta nga BE. Të paktën kështu pretendon ish- kryeministri ndërkohë që ai dhe disa media muaj më parë kanë publikuar dhe dokumentat në të cilat shkruhej se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia vite më parë.

Për pretendimin e tij si e dëbuar nga një vend i BE-së, Sali Berisha ka kërkuar që Irena Gjoka të largohet nga detyra që mban. Por për çudi, për të njëjtin akt, pra dëbimin nga një vend anëtar i BE-së me standarte të drejtësisë të ngjashme me Britaninë e Madhe (dhe SHBA) ish kryeministri nuk pranon të dorëzojë mandatin e tij. Them të dorëzojë sepse socialistët duken jo vetëm komodë por dhe sinkron me dëshirën dhe vullnetin e Berishës për të qenë pjesë e kuvendit. Edi Rama dhe Sali Berisha tashmë plotësojnë njëri tjetrin në politikën e ditës ndërsa juridikisht kanë hapësirën ti bëjnë qokat njëri tjetrit.

Por jo çdo gjë sillet rreth politikës mes Ramës dhe Berishës, ndaj një njeri normal  që nuk jeton me shpresën e kryeministrit dhe në rrugicën e Shpresës pyet :

1- A është “non grata” dëbim? Për gjykatësen Irena Gjoka ish kryeministri pretendon se vendimi i autoriteteve kufitare greke e shpalli atë non grata për 10 vite në të gjithë zonën Shengen. Për këtë arsye ajo nuk e meriton të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

2- Me të njëjtën logjikë, Sali Berisha është shpallur non grata për “cënim serioz dhe të rëndë të sigurisë publike në shtetin përkatës. Madje SHBA e dëbuan për minim të demokracisë dhe korrupsion domethenës. A janë këto dy koncepte cënim i sigurisë kombëtare të SHBA-ve?  Zyrtarët amerikanë e kanë pohuar disa herë këtë fakt. Ndërkohë qe dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Londër (SIAC ) e përmend çështjen e sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe.

Ndryshimi i vetëm është që Irena Gjoka është dëbuar nga një vend i BE ndërsa Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ligji shqiptar i dekriminalizimit e thotë qartë në nenin 2, pika 2, shkronja “b”: personat që janë debuar nga territori i nje shteti anëtar te BE-se, SHBA-se, Kanadase, Australise, ne lidhje me nje prej rasteve të parashikuara ne pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, te ketij neni, apo janë dëbuar për  cënim shumë te rëndë dhe serioz te sigurisë publike të shtetit përkatës. Duke i hequr mandatin çdo deputeti që e prek kjo pikë e bashkë me të dhe mandatin e të zgjedhurve lokalë apo gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas kërkesës së Sali Berishës dhe avokatëve të tij, gjyqtarja Irena Gjoka duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë sepse prefekti i Athinës e ka dëbuar vite më parë nga shteti grek. Me të njëjtën logjikë Sali Berisha që është dëbuar nga Home Office Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të mbajë mandatin e deputetit. Dhe ndoshta ka të drejtë ta pretendojë këtë për sa kohë mazhorancës i kanë humbur juristët dhe vullneti për të lexuar e zbatuar ligjet.

Ndoshta kanë të drejtë dhe që nuk e marrin në konsideratë kalimin e periudhës 6 mujore të mungesës, duke ja justifikuar me dorën e Linditës mungesat që i ka vënë SPAK. Por së paku socialistët nuk e fshehin më shkeljen e Syrit Sali Berishës. E për këtë meritojnë të respektohen sepse  tashmë e shohim të gjjthë qartë se lepuri i frikës nga SPAK dhe hallexhinjtë e politikës dinë të harrojnë çdo inat duke shpresuar se shpëtimi mund të vijë dhe nga rrugica e Shpresës.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Prokurorët të mbyllin ‘rubinetin’ e sekretit hetimor, po rrezikohen jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In