• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I dëbuar nga Zvicra për drogë”, reagon kandidati për Shijakun: Ja çfarë kam bërë!

by A R
06/04/2023 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Shijakut për koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 majit, Rezeart Tusha, në një deklaratë për mediat, tha se në KQZ ka dorëzuar formularin përkatës ku deklaron se ka një kundravajtje në Zvicër  për shkelje të lejes së qëndrimit.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Shijakut dhe rrethinave.

Të dashur vëllezër e motra shqiptarë!

Siç mund ta keni parë, mediat pranë pushtetit, me porosi qeveritare, kanë nisur kundër meje një seri sulmesh bazuar në shpifje e shtrembërime.

Së pari, kjo dëshmon se i ka kapur paniku për humbjen pritshme më 14 maj, dhe shpresojnë ta mundin Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj në tavolinë. Përpjekja për të më skualifikuar mua si kandidat të koalicionit “Bashkë fitojmë”, nuk bëhet se u intereson e vërteta, por se e dinë se çfarë i pret në Shijak këto zgjedhje.

Së dyti, unë dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me atë që qeveria dhe mediat pranë saj quajnë “dënim”.

Fakt ky që ndodhet vetëm në imagjinatën e tyre, jo në dokumente zyrtare.

KQZ më ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, për arsye se e kam dorëzuar formularin përkatës ku deklaroj se kam një kundravajtje në Zvicër, për shkelje të lejes së qendrimit. Këtë e kam deklaruar edhe në formularin për zgjedhjet e vititi 2021, kur kam qenë në listat e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet.

Në 2021, kur u ngrit ky pretendim për ‘dënim’, KQZ e çoi formalisht ne Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim të thelluar nga sektori i dekriminalizimit dhe mora dritën jeshile të kandidimit.

Kjo është e vërteta me dokumente, të cilat do t’i vë në dispozicion të medias dhe publikut bashkë me këtë deklaratë.

Kjo është pjesë e luftës politike, përpjekje amorale e qeveisë për të më skualifikuar nga zgjedhjet. Nuk u vë faj, se u është bërë huq që, ose i vjedhin zgjedhjet, ose i fitojnë pa asnjë kundërshtar përballë.

E kanë kot. Do të më kenë përballë më 14 maj, jo vetëm si kandidat por edhe si gardian të votës së lirë.

Për shijakasit e mi kam vetëm një thirrje: mos u trembni! Bashkë fitojmë!”

Deklarata e plotë e Rezeart Tushës

Next Post
Tërmeti çau në dysh shkëmbin gjigant, rrezikon t’u bjerë sipër shtëpive të fshatit

Tërmeti çau në dysh shkëmbin gjigant, rrezikon t’u bjerë sipër shtëpive të fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 13-të e protestës/Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In