• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I dashur Sali, faleminderit që bëre një Malltez milioner

by Java News
04/04/2020 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Prej 1994 i je qepur familjes sime. Nuk e gëlltit dot faktin që ka gazetarë në republikën e Shqipërisë që nuk të kanë frikë. Im shoq i pari. Quhet Carlo Bollino. Më vinte për të qeshur kur njerëz anonimë të dashuruar pas teje më “këshillonin” përmes e-maileve të ndërroja mbiemër: “Pse nuk merr mbiemrin e bashkëshortit? Malltezi është ai i vajzërisë”. Të gjithë sikletin e kishin pse unë quhem Malltezi, njësoj si kushëriri im i dytë, bashkëshort i vajzës tënde të dashur, Argitës. Dhe… bëja shkrime që kundërshtonin atë, të paprekshmin, Sali Berishën. Nuk shkon apo jo? Sipas mentalitetit tënd fisnor e klanor, një Malltez (e vetmja familje me këtë mbiemër në Shqipëri, ndryshe nga qindra Berishë) të shkruante kundër teje? Nejse, nuk e kam vrarë mendjen fare për këtë, pasi im atë më ka rritur të jem e të shprehem e lirë.

Duke shpifur në gjithë këto vite për tim shoq për dhjetëra afera korrupsioni, afera miliardere, na ke hapur një problem të madh në fis. Disa më mbajnë inat, pasi besojnë (si “demokratë” të flaktë krah teje) se se jemi bëre milionerë dhe unë dhe im shoq (meqë falë Zotit e dashurisë për familjen nuk jam e divorcuar deri sot që flas) nuk u kam dhënë asnjë kacidhe, nuk kam ndarë me ta as para, as vende pune në dogana, tatime, polici, ministri, banka e ku ta di unë se ku, marifete që duket i dinë mirë disa në kohën e mbretërisë tënde ekonomike.

E megjithatë nuk dua të flas keq e të krijoj inate në këto kohë të vështira pandemie e karantine, pavarësisht se dy tre herë në javë na e bën për borxh të të themi më shumë se nga ato që shpif nga fantazia dhe keqdashësia jote.

Dua të bëj vetëm një falenderim të sinqertë: Faleminderit Sali, që të paktën nga të gjithë Malltezët, duke nisur nga unë që u bëra 24 vite në gazetari, nga vëllai im bukëpjekës prej 3 dekadave në Itali, djemtë e xhaxhallarëve infermierë apo muratorë po në vendin fqinj, babai im pensionist, djemtë e xhaxhallarëve të tij Malltezi gjithashtu, pensionistë edhe ata, pra të gjithë si fis me të ardhura mesatare, me një jetë si shumica e qytetarëve të Shqipërisë apo të emigrantëve që jetojnë ndershëm në Itali (asnje nga ne s’ka saraje as ne Lalez, as ne Tirane, as ne Durres, as ne Shijak), na nxorre një Malltez milioner të vërtetë. Të gjithë krenohemi me Jamarbërin që jo milionere si unë, me shpifjet dhe fantazitë e tua, por me letra, e zezë mbi të bardhë, është pronar i miliona pasurive të patundshme në Tiranë. Thonë se i ka trashëgim nga nëna e tij e ndjerë. Mrekulli. Vetëm se uroj që të jetë gjithashtu barabartë milioner edhe babai i Jamarbërit, motra e tij, të tjerë kushërinj nga mamaja, se ndryshe, nëse nuk janë multimilionerë edhe ata, mësohet kollaj se kush e bëri milioner kushëririn tim.

*Marrë nga Shqiptarja.com

Next Post
Një luftë e porsanisur për të fituar të nesërmen

SHIFRAT, 4 PRILL/ Covid 19, situata e përhapjes në Shqipëri

Comments 1

  1. Paulo Vladi says:
    6 years ago

    Sala multimilioner!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

Kriza në Lindjen e Mesme/ Çfarë ndodh nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit?

March 1, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In