Numri 1 i Botës, bllokuar prej orësh në aeroportin e Australisë/ Vuçiç telefonon dhe inkurajon Gjokoviç: Do luftojmë për drejtësinë!

Nov

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me tenistin Novak Djokoviç, i cili prej disa orësh është duke pritur në aeroportin e Melburnit për vendimin e autoriteteve lokale nëse do ta lejojnë të shkojë në Australi për të marrë pjesë në në Australian Open.

 

Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka thënë se e ka lajmëruar Novak se autoritetet serbe po marrin të gjitha masat e duhura për t’ia mundësuar hyrjen në Australi.

“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndalur ngacmimet e tenistit më të mirë në botë në një kohë sa më të shkurtër. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Djokoviçin, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Djokoviç nuk ka treguar kurrë nëse është i vaksinuar, por ai ka qenë kundërshtar i zëshëm ndaj vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19.

 

Përveç përjashtimit mjekësor, problem për hyrjen e Djokoviçit në Australi është edhe lloji i vizës që kërkon ekipi i tij, shkruajnë mediat serbe.

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.