• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I biri trafikoi 2 mln euro drogë, Anglia kërkon verifikim të pasurisë së deputetit Mhill Fufi

by Java News
07/04/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria shqiptare nis verifikimin e pasurisë së deputetit Mhill Fufi pak ditë pas dënimit të djalit të tij Amarildo Fufi me 16 vite burg nga drejtësia angleze për trafik droge.

Pas dënimit të Amarildo Fufit për akuzën e trafikut dhe tregtisë së kokainës në Angli, drejtësia londineze nuk është ndalur, por kërkon nga Shqipëria të kontrollojë burimin e pasurisë dhe investimet e mundshme të djalit të deputetit Mhill Fufi dhe familjarëve të tij.

Kjo kërkesë është paraqitur nga autoritetet angleze dhe në Shqipëri.

Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme sqaruan për Report Tv se ka nisur verifikimi i dyshimeve për pastrim parash me burim aktivitetin kriminal.

Anglezët trokasin në zyrën e Adriatik Llalës: Ku u investuan paratë e drogës?

Në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm prej disa ditësh ka mbërritur një kërkesë nga drejtësia angleze për verifikim dhe kontrollin e pasurisë së Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij përfshi dhe z.Mhill Fufi i cili ka qenë deputet i PD e sot i pavarur.

Burimet sqaruan për Report Tv se aktualisht po kryhet verifikim në terren për investime në pronësi të Amarildo Fufit dhe familjarëve të tij e më pas do të vendoset nëse do të zbatohet apo jo kontrolli pasurisë me ligjin antimafia.

Në raportin e autoriteteve angleze pala shqiptare informohet se grupi në të cilin bënte pjesë djali i deputetit qarkullonte shuma të mëdha parash si nëpërmjet transfertave me Shqipërinë si në rrugë ilegale.

Këto para kanë shtuar Londinezët dyshohet se janë investuar në Shqipëri në prona, biznese dhe në kompani ndërtimi e transporti.


Dikur mbrojtës në ekipin e Partizanit, djali i deputetit Fufi pasi u shkëput nga futbolli rezulton se është përfshirë në aktivitetin kriminal të narko-trafikut me droga të forta si kokaina.

Së bashku me Amarildo Fufin i cili u dënua me 16 vite, rezulton se janë dënuar dhe Basim Berberi me 12 vite burg, Mario Xhafa me 8 vite burg, Kamando Dishan me 8 vite burg , të gjithë anëtarë të një grupi kriminal që tregtonte kokaine të pastër në Londër./shqiptarja.com

c.a
Next Post
Mustafa: Kosova do të ketë ushtrinë

Mustafa: Kosova do të ketë ushtrinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In