• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I biri merr 17 mijë paund për emigrantët drejt Anglisë, babai në Has i ‘mbytur’ në borxhe. Në fshatin e trafikantit nga Hasi

by Java News
29/10/2019 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë në Has e shohin të ardhmen në Angli. Nuk kanë frikë se mund të rrezikojnë edhe jetën në udhëtime të frikshme pa asnjë garanci mbërritje në destinacion. Rrugët janë vetëm dy, kalim klandestine me dokumente false ose të fshehur nëpër kamione transporti duke paguar edhe cmime shumë të larta nga 14 mijë deri 17 mijë paund..

Report Televizion udhëtoi në fshatin Nikoliq disa kilometra  larg qytetit të Krumës, aty ku jeton familja e Kastriot Ahmataj. Ky i fundit, ndodhet të paktën prej tre vitesh në Londër, i zbuluar së fundi nga një investigim i gazetarëve të Daily Mail, si shqiptari nga Hasi që fshihet pas trafikut të klandestinëve. Në shtëpinë e tij, me themele ngritur mes mjerimit, jetojnë prindërit, dy vëllezërit, njëri prej të cilëve i sëmurë e ndërsa tjetri i martuar me dy fëmijë.

Babai i Kastriot Ahmatajt, nuk e di që djali i tij është kthyer në trafikant dhe që u merr shqiptarëve 17 mijë paund, siç zbuloi Daily Mail.

Ai ende vuan pasojat e një vlere ende të pashlyer prej 7 mijë e 500 paund që mori borxh për të nisur Kastriotin në “të zezë” për një jetë më të mirë jashtë pamundësive ekonomike që ofron Hasi. I moshuari nuk sheh televizor, dhe lajmin se djali i tij është bërë pjesë e një grupi për trafik klandestinësh, e mëson prej stafit të Report Tv. Islam Ahmataj ja lë në dorë shtetit nëse djali i tij është i përfshirë.

Teksa Daily Mail e përshkruan hasjanin si përfitues të vlerave të mëdha për çdo kalim të paligjshëm në mënyrë ilegale të kufirit, një tjetër panoramë ofrohet në shtëpinë e tij. Prindërit jetojnë në kushte të vështira. Babai mjaftohet me ndonjë shumë minimaliste, prej 200 paundsh, që i biri i dërgon në ato pak raste kur Kastrioti kthen sytë nga familja.

Gazetari: Islam kur ka ikur Kastrioti në Angli?

Islam Ahmataj: Ka ik vallaj nga 3 vjet.

Gazetari: A të ka treguar? Po lek a të ka kërkuar për të ikur andej?

Babai i Kastriot Ahmataj

Islam Ahmataj: Ja kam paguar rrugën për ta çuar në Belgjikë a në Francë se mbaj mend. Për Angli kam marrë 7500 paund për ta çuar. Borxh i kam akoma. E pa veten ngushtë këtu. Nuk kishte punë. Punonte rrallë për 5 mijë lek. Kas pas punuar edhe në shtëpi.

Gazetari: Po lajmin e ke dëgjuar?

Islam Ahmataj: Jo nuk kam dëgjuar lajme se nuk shoh televizor. Nuk kam asnjë apel sepse nuk kam dëgjuar gjë, Shteti të bëje punën. Nëse djali im ka bërë një palviqdhane( budallallëk) shteti të bëje punën e vet.

Gazetari: Po lek a ka sjell ndonjëherë djali jot?

Islam Ahmataj: Nuk i kam rënë në qafë por ka çuar ndonjëherë 200 paund, rrallë.

Gazetari: Po ndonjë problem të ka sjell?

Islam Ahmataj: As një lloj problem nuk më ka sjell. As në familje as në shoqëri, as kërrkund.

I ati i Kastriotit, punëtor galerie në minierë në vitet e monizmit, tashmë invalid pune tregon se përveç Kastriotit në Angli ka edhe tre fëmijë të tjerë, një djalë dhe dy vajza të cilët kanë krijuar familjet e tyre dhe janë me letra.

Rinia në Has është me sytë drejt largimit nga vendi. Teksa i pyet, të gjithë kanë nga një familjarë të tyre që është larguar në Angli në të njëjtën mënyrë si shumica atje: Me kamionë duke kaluar ilegalisht kufijt në disa shtete derisa mbërrijnë në destinacionin e preferuar të këtij qarku: Në Londër.

4 mijë të rinj e familjarë aktualisht ndodhen në Angli duke e bërë Hasin një  nga ato zona që për nga numri i popullsisë të ketë emigracionin më të madh në veri-lindje të vendit. Më parë, siç shprehen vetë banorë, partë që fitojnë në emigracion, hasianët i investonin në makina të shtrenjta. Por tashmë, i kanë kthyer sytë nga ndërtimi, duke ndërtuar shtëpi e vila.

1572351467_vila.jpg

Vilat në lagjen Plane

E tillë është edhe një lagje në periferi të Krumës, Plane. Dikur tokë bujqësore, sot e “mbytur” me vila 2-3 katëshe, shumica me qira, ose në shitje, teksa dhjetra të tjera janë në ndërtim e sipër. Çka shihet si fatkeqësi prej tyre, është fakti që nuk ka më njerëz se kush të jetojë në to…të gjithë po largohen.

“Kanë ikur të gjithë. A shikon djem të rinj këtu. Këto janë të gjithë në 9 vjeçare. Edhe këto bëhen gati për me ik. Të gjithë kërkojnë që të ikin për një jetë më të mirë. Kanë ikur klandestinë kanë paguar 15 mijë paund. Inshallah punojnë e jetojnë. Inshallah njëherë nxjerrin lekët e veta. Kastrioti është bashkëqytetar i joni. Ka shkuar si gjithë të tjerët.  Hasianët nuk merren me pisllëqe. Me punë të ndershme me punë krahu. Punojnë, mbajnë familjet. Shyqyr i kanë hyrë ndërtimeve sepse më përpara kanë pas blerë makina. Tani kanë bërë shtëpia. Por tani më keq. Shtëpia tre katëshe babë e nanë në shtëpi e kërkush tjetër. Kjo është fatkeqësi e madhe. Ky është rreziku i madh anglo-amerikan. Të merr fëmijën, të merr kulturën, të merr dijen, të merr gjuhën”, shprehet një banor.

Banorë të tjerë: Për mbijetesë shkojmë të gjithë. Këtu nuk jetohet të gjithë pa punë janë. Djem xhaxhallarësh, kurshërinj të gjithë në Angli janë.

Kam vëllain në Angli prej 5 vitesh. Në ët zezë ka shkuar sit ë tjerët. Ka paguar 15 mijë paund. Është pa letra.  E ndihmon familjen shumë

Emri i Kastriot Ahmataj nga Hasi si i përfshirë në rrjetin e trafikut të klandestinë u zbulua nga Daily Mail pak ditë pas tragjedisë ku 39 persona u gjetën të pajetë në një kamion frigoriferik në Angli. Ahmataj i premtoi gazetares së infiltruar të Dailyt kalimin ilegalisht për në Britaninë e Madhe kundrejt 17 mijë paundëve si pagesë, teksa pranoi se edhe vet kishte hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në kamion.

Frikës së gazetares së infiltruar për udhëtimin jo të sigurt, Ahmataj ju përgjigj në faqen e rrjetit social që ai menaxhon për këtë qëllim: “Thjesht shorti i fatit. Ka qenë e shkruar!”…

Një fat i trishtë në fakt, duket të jetë shkruar edhe për prindërit e tij, të vetmuar, në kushte të vështira ekonomike, duke larë ende borxhin me të cilin i siguruan djalit të tyre udhëtimin përmes së cilit ai…thjesht i harroi!/ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Si e përgjonte policinë njeriu më i kërkuar në Itali/ Çfarë u gjet në shtëpinë e Tesi Bashos dhe gabimi që i kushtoi arrestimin në Vlorë

Si e përgjonte policinë njeriu më i kërkuar në Itali/ Çfarë u gjet në shtëpinë e Tesi Bashos dhe gabimi që i kushtoi arrestimin në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In