• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I bindur se çelen negociatat brenda 2018-ës”, mesazhi i ministrit të Luksemburgut për Ruçin

by A R
03/10/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reformat e rendesishme qe ka perpara vendi dhe integrimi ne BE kane qene ne qender te diskutimit ne takimin qe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi pati sot me Ministrin e  Punëve të Jashtme të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Pasi i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë delegacionit nga Luksenburgu,  Kryetari i Kuvendit vuri në dukje rëndësinë e kësaj vizite me qëllim shkëmbimin e mendimeve konstruktive për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha me interes reciprok, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ruçi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu i ka dhënë përpjekjeve të Shqipërisë për të përparuar në procesin e integrimit europian të vendit, në vijim të mbështetjes dhe partneritetit në kuadër të NATO-s.

Kryetari i Kuvendit bëri një panoramë të zhvillimeve në vend, duke u ndalur në mënyrë të posaçme në zhvillimet e veprimtarisë parlamentare në Legjislaturën IX, në këtë legjislaturë të re. Ruçi vuri në dukje vendimmarrjen parlamentare për ngritjen e organeve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të strukturave dhe të organikës të tyre, duke konkretizuar kështu procesin e Reformës në Drejtësi. Kryetari i Kuvendit bëri me dije se “kjo Legjislaturë do të ndërmarrë reforma të një rëndësie të veçantë për vendin, duke filluar nga Reforma Zgjedhore”.

Në këtë kontekst, Ruçi nënvizoi dhe hapat e rëndësishëm që shteti shqiptar do të vijojë të ndërmarrë në kuadër të reformës në administratë, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj.

Në vijim, biseda mes dy personaliteteve të larta u përqendrua në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryetari i Kuvendit theksoi se politika shqiptare ka një qëndrim të unifikuar sa i përket perspektivës sonë të qartë evropiane, duke vënë në dukje mbështetjen dhe angazhimin e të gjitha forcave politike shqiptare për arritjen e këtij objektivi prioritar të Shqipërisë, të integrimit në BE”.

Kryetari i Kuvendit u ndal në disa prej hapave kryesorë të ndërmarrë nga shteti shqiptar për përmbushjen e prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes së Luksemburgut në këtë drejtim. “Ne shpresojmë se me punën tonë dhe mbështetjen tuaj të pakursyer, të çelim negociatat për Bashkimin Europian brenda vitit të ardhshëm.

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, shprehu kënaqësinë e kësaj vizite në vendin tonë dhe për këtë takim me Kryetarin e Kuvendit.

Asselbron vuri në dukje arritjet e deritanishme të Shqipërisë në procesin e Reformës në Drejtësi, duke nënvizuar se zbatimi i kësaj reforme do të jetë çelësi i hapjes së negociatave për Shqipërinë. “Procesi integrues i Shqipërisë në BE dhe çelja e negociatave për anëtarësim është e lidhur me vijueshmërinë e reformave të rëndësishme të ndërmarra nga shteti shqiptar. Reforma në Drejtësi është çelësi i suksesit. Shqipëria duhet të vijojë në këtë rrugë dhe unë shpreh bindjen se brenda vitit 2018 do të çelen negociatat me Bashkimin Europian”, – u shpreh Asselborn.

Ministri i Punëve të Jashtme të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, u shpreh se vendi i tij do të vijojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe se inkurajon vazhdimin e zbatimit të reformave në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të saj ndaj procesit të euro-integrimit./a.m.

Next Post
Veseli: Ndaj Spanjës dhe Italisë luajmë për fitore!

Veseli: Ndaj Spanjës dhe Italisë luajmë për fitore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In