• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I arrestuari Straza, me precedentë dhe i ekstraduar nga Gjermania

by A R
30/01/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denis Shtraza, person me precedentë penalë, u ekstradua Gjermania në vitin 2009, pasi akuzohej për dy plagosje në Durrës. Mësohet se në vitin 2008, Prokuroria e Durrësit kishte regjistruar dy procedime penale ndaj tij, ndërsa Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar erdhi pas dyshimeve të prokurorisë se ai ishte autor për plagosjen me armë zjarri në bashkëpunim të shtetasit Llazar Zoto, më 15 maj 2008 në qytetin e Durrësit.

Në verën e po atij viti, më 20 gusht, në disko “Kolombo” në plazhin e Durrësit, Shtraza u akuzua se ka plagosur Hektor Kollçakun. Pas këtyre ngjarjeve, ai kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë deri në prill të vitit 2009 kur u kap dhe ekstradua nga Interpoli. Ndërsa, tri vite më parë Denis Shtraza mbeti i plagosur rëndë pas një atentati me armë që ndodhi në Durrës, ngjarje që në atë kohë u cilësua si hakmarrje për larje hesapesh. Më 4 shkurt të vitit 2013, Shtraza ka qenë i ulur në një lloto, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, së bashku me shokun e tij Ervis Tafaruçi, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar nga automjeti i tyre në drejtim të tij.

Për pasojë, Shtraza u qëllua me 4 plumba në gjymtyrët e poshtme, ndërkohë që Tafaruçi i shpëtoi këtij atentati. Më 27 maj 2013, Tafaruçi u ekzekutua në zonën e quajtur Mali i Robit, teksa po udhëtonte i vetëm me makinë. Më 11 prill të vitit 2014, katër të rinj nga Durrësi janë arrestuar nga policia, pasi nën efektin e alkoolit kanë dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa kanë plagosur Miklovan Lazrin dhe pronarin e lokalit, P.B. Burime policore bënë të ditur se u prangosën Asllan Kertusha, 27 vjeç; Denis Shtraza, 30 vjeç; Ilia Shtraza, 38 vjeç dhe Miklovan Lazri, 24 vjeç, të gjithë nga Durrësi.

Next Post

Rihanna, rekord shkarkimesh për këngën e re në internet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In