• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I adhurojmë komandantët

by Java News
03/06/2023 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Magdalena Ramohito

Përshëndetje Komandant!-komentonte në fb një ndjekëse e një personazhi të njohur një në Shqipëri. Dhe ky i fundit i përgjigjej komentueses: “përshëndetje zonjë e nderuar!” dhe asnjë përpjekje përulësie.

Në fakt ne brezi që jemi lindur edhe rritur në Diktaturë, fjalën komandant e përdorim si shenjë respekti dhe vlerësimi për një person, i cili ka qenë përfaqësues i një Organizate Politike apo institucioni Shtetëror. Ndërsa të gjithë ata persona, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të punës të përfaqësuar nga ky drejtues kanë qenë ‘të bindurit’.

Pas 1990 me zhvillimet demokratike, për të ndërtuar një Shoqëri Të Re me një sistem të ri vlerash të ashtuquajtura demokratike, ata ‘komandantët’ e Diktaturës u shndëruan në komandantë partishë politike, Drejtor Drejtorishë nëpër institucione, apo Drejtor të Enteve të ndryshme apo Autoriteteve shtetërore, ndërsa ‘të bindurit’ mbetën vartësit e tyre.

Ndërsa në të shkuarën; pra në Sistemin Socialist Kryetari i qeverisë, ministrat edhe të gjithë drejtuesit e tjerë nuk dilnin fare në mediat vizive (ne i njihnim ata nëpërmjet fotografive) ‘Komandanti’ që quhej Enver Hoxha dilte rrallë, madje shumë rrallë, ndërsa mënyra se si drejtohej shteti ishte si në luftë. Çdo drejtues ishte një komandant, i cili urdhëronte dhe urdhëri i tij as që diskutohej.

Në sistemin Pluralist, të cilin e votum në shumicë, me qëllimin e mirë për të bërë ndryshimin e madh, kryetarët e partive (Komandantët e rinj) mbetën çdo ditë përpara kamerave, si nga Foltoret e partive, ashtu edhe në parlament.

Kryetari i Partisë demokratike, i vlerësuar si një figurë karizmatike, filloi të imitohej nga admiruesit e tij brenda Partisë Demokratike, por edhe nga militantët e saj. Anëtarët e qeverisë, por edhe deputetët bënin gjestikulacionet e tij, përsërisnin si papagall fjalët e tij dhe kjo gjë ka ndodhur, të paktën deri në 15 Maj 2023.

Shfaqje të tilla kemi parë edhe në Kampin Socialist, duke përdorur edhe në këtë rast një term Lufte. Ishte koha kur Komandanti i Partisë së LSI-së, i cili doli nga zgjedhjet me katër deputetë iu bashkua partisë kundërshtare, asaj të PD duke krijuar kështu Qeverinë Berisha 2.

Ndërsa ‘Komandanti’ i PS në atë kohë përdorte një shprehje: “si Meeeeta pas këpuce “, pas tij herë pas here dilte një zonjë në dukje dinjitoze, duke imituar ‘Komandantin’ e saj me krenari: “ si Mmmmmeta pas këpuce”. Ndërsa më vonë edhe deri sot ‘Komandanti’ i mazhorancëstashmë është bërë i paimitueshëm, me ndonjë përjashtim dhe i papërkthyeshëm në anglisht dhe ky sipas moralit tim është një sukses i tij.

Diskutimi mbi situatën në të cilën gjendet sot Opozita shqiptare është midis atyre, të cilët kërkojnë një’ Komandant’ për të bashkuar PD e përçarë edhe atyre që kërkojnë diçka më tepër se aq.

Nëse do të nisemi nga vëzhgimet e të gjitha gjallesave në natyrë natyrë, çdo njera prej tyre është një gjallesë që bindet dhe duke u nisur nga ky arësyetim mund të konkludojmë shumë thjeshtë:

E para: Çdo qenie njerëzore bindet

E dyta: Komandohet ai që nuk di t’i bindet vetes

E treta: që të komandosh është më vështirë se të bindesh, kjo jo vetëm se ai që komandon mban peshën e të gjithë atyre që binden, por se kjo peshë ka shumë gjasa që atë vetë ta dërrmojë, por edhe pse sa herë që urdhëron njeriu  luan me jetën e vet.

Qenia njerëzore edhe kur vetë urdhëron, duhet të bëhet vetë gjykatës, fitues edhe viktimë e ligjit të tij.

Populli ynë është zgjatim i një zinxhiri edukues që, i dobëti është i bindur se ai duhet t’i shërbejë të fortit dhe kjo nga vetë vullneti i tij , që të jetë edhe vetë padron i një akoma më të dobëti. Kësaj kënaqësie ai nuk mund t’i shmanget dot. Ashtu siç i jepet i vogli të madhit, në mënyrë që ky të përfitojë kënaqësi dhe fuqi nga më i vogli, po kështu edhe më i madhi i të gjithëve, nga ana e tij, jepe,t duke vënë kështu në lojë fuqinë e tij.

Pra në këtë sistem drejtimi edhe më i dobëti depërton nëpër shtigjje të tërthorta deri në “kështjellën” dhe në zemrën e më të fortit-dhe ai në këtë mënyrë ai e  vjedh pushtetin.

Në të gjitha fjalët e mira kundër “së keqes” politikanët tanë ushtrojnë dhunë. Edhe ai djali i ri që kandidoi për kryetar bashkie në Vorë në 14 Maj, i cili deklaroi në një studio se ‘Komandanti i Foltores’ është motorri, që do na sjellë fitoren, në fjalët e tij fshihej dëshira për të ushtruar dhunë; adhurimi për ‘të Fortin’

Njeriu duhet të ketë brenda vetes ligjin e tij, komandën e tij dhe bindjen e tij. Prandaj o sot o kurrë nga kjo vlerë duhet të lind një pushtet më i fortë, një tejkalim i ri; në të cilin thyhet lëvozhga e vezës. Dhe të gjithë ata që duan të luftojnë për vlera demokratike duhet të jenë thyerës vezësh dhe vlerash, kështu e keqja më e madhe i bashkëngjitet të mirës më të madhe; kjo është krijuese. Në vend të heshtjes duhen thënë të vërtetat dhe të vërtetat e pa thëna janë vetë helmi.

Të mos ecet për inerci kuturu, duke u kapur pas çdo fijeje kashte madje duke përhapur në popull neurozën nacionale, sovraniste, vetëm e vetëm për të tërhequr atë kategori njerëzish, të cilët e shohin shpëtimin te Komandanti i Foltores; ndërsa ky i fundit t’i përdor ata si një mburojë në luftën e tij qesharake me SHBA-të.

Psikologu i parë i botës Friedrich Nietzsche dyqind vjet të shkuara e projektoi Europën si një njësi ekonomike dhe politike, përkundër asaj Europe me shtete të vogla dhe politika të vogla, prej së cilës do të vuante luftra të përgjakshme, e cila po ndodh sot në Ukrainë dhe tentohet të ndodhë me sa duket, duke krijuar një konflikt të panevojshëm në  Veri të Kosovës, ku patjetër aty ka dorën e  tij edhe Komandanti ynë sovranist I thekur Komandanti I Foltores, sëbashku me aleatin e tij të ngushtë.

Next Post
Pa ekip/ PSG njofton zyrtarisht largimin e Messit, ja 3 zgjedhjet e mundshme për ‘pleshtin’ në sezonin e ardhshëm

Pa ekip/ PSG njofton zyrtarisht largimin e Messit, ja 3 zgjedhjet e mundshme për 'pleshtin' në sezonin e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com