• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse na i çon kosovarët herë Millosheviç, herë Kurti?

by Frrok Çupi
22/06/2026 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Përdora versionin kosovar të fjalës dërgon. Por fjala ka edhe kuptimin e dytë, që i ‘çon më këmbë’, ‘i ngre’, ‘i ngref’.

Në rastin e fundit, Kurti i ka ngref njerëzit e tij kosovarë kundër Shqipërisë. Ndërsa në rastin e parë, Milloshevic, udhëheqësi nacionalist i Serbisë dhe ; Kasap i Ballkanit’, ‘i çoi më këmbë njerëzit’ që të shpëtonin prej tij.

Në të dy rastet, kosovarët, rendën përkrah Shqipëria ‘amë’. Në qershor të vitit 1999, në Shqipëri u regjistruan gjysmë milionë refugjatë kosovarë, shumica u strehuan në shtëpitë e shqiptarëve të varfër. Por në ato shtëpi gjetën gjithçka. Mbi të gjitha shpëtuan dhe rikrijuan jetën.

Ndërsa Kurti ka nisur legjionet e tij, qershor më qershor, fiks 27 vjet më vonë se Slobodani. Paradite shkojnë në plazh dhe thonë se ‘po i knaqena ksaj Shqipnije të bukur, bre ‘lla’, ndërsa pas orës shtatë marrin rrugë, ‘marrin fjalë e marrin vargun/ e marrin qarkun me i thur kangë…’.

Në fakt kthehen në shula të një turme anadollake që po synon vendosjen e kaosit në Shqipëri dhe rrëzimin e shtetit. Është agresion i hapur kundër një shteti fqinj. Kur të burgosen me këtë akuzë, me siguri do të thonë ‘po na jena vllazën, he burrë’.

Kanë ardhur me qindra a mijëra shqiptarë për të rrënuar ‘Shqipnien amë’.

Kjo është vetëm për mesin e epokave Sllobodan dhe Albin.

Kurti e ka rritur cilësinë e postës me të cilët paketon e dërgon njerëz, na i dërgon me kamionë. I pari i tij i dërgoi me karroca, më këmbë, me fëmijë në gji, shtatzëna, të plagosur, të mbytur në lot.

Por në të dy rastet fenomeni është i njëjtë: Si Sllobo edhe Albini, përdorin njerëz si mish për top. I dhunojnë, i depersonalizojnë, dhe në këtë situatë i çojnë drejt ‘Shqipnijes’.

Mes dy epokave ( Sllobo dhe Albin) ka një diferencë të efekteve që krijon dërgesa e njerëzve. Del se Albini është më djallëzor dhe i lig, por anyway!

Dërgesa që bëri Millosheviç në qershor të vitit 1999, nuk ishte aq shumë e kontrolluar prej tij. Ndërsa të dërguarit e Albinit janë të certifikuar nga Albini, dhe të simuluar. Si në vitin 2021, kur kinse kandidoi në Shqipëri, por la këtu luftëtarë të llojit islamik.

Milloshevici i torturoi dhe i detyroi kosovarët që të merrnin rrugën, ndërsa Kurti i josh, u fryn në vesh, i simulon me dogma sa marksiste edhe islamike dhe i nis. Nuk ka financa për energji elketrike, por paguan mercenarë.

Të parët nuk erdhën për të djegur shtetin shqiptar, ata ishin viktima. Ndërsa Albini i çon me instruktime të qarta kundër Shqipërisë ‘që të mos ecë përpara’. Këta i dërgon edhe ‘rifugio’ mbi kamionë, mjaft që të arrijnë në Tiranë ‘para dasmës’.

I pari, Sllobo, kishte vetëm një politikë: Kundër shqiptarëve. Ndërsa Albini ka politikën ‘kundër shtetit shqiptar, kundër kryeministrit Edi Rama, kundër pranimit të Shqipërisë në BE; por edhe kundër Izraelit dhe Donald Trump të SHBA. Këto as që i dinte i harruari Sllobo.

Albini, kur ngarkon kamionët rifugio me njerëz nga Kosova, përdor edhe dhelpërinë e përdorimit të historisë mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, si edhe historinë ‘kosovare’ kundër hebrenjve. Me të parën zbulon një plagë ‘mes vëllezërish’ kur forcat kosovare të Xhafer Devës në vitin 1944 vranë në Tiranë, gjatë një nate, 84 qytetarë. Ndërsa një vit pas këtij, në kampin nazist të Prishtinës u vranë 104 shqiptarë dhe shumë hebrenj.

Albini e bën me qëllim që të ‘gërryejë koren e plagës’, që në fakt po e bën. Kjo turma në Tiranë do të bëhet zero, padyshim; por nuk do të jetë njësoj ‘vëllazëria mes të dy anëve’.

Next Post
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

"Opozitë e shitur", "Berisha në burg"/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

Comments 3

  1. Tekniku says:
    3 months ago

    Mbyllini deren Kurtit mos e pranoni me te vere kemben ne Shqiperi,shpalleni person te padeshiruar.Uleni pak frymen e “dashurise”per te dhe filogreken Dejona Mihalis

    Reply
  2. Anna Anna says:
    3 months ago

    Në çfarë niveli poshtërues paske rënë more : Frrok Çupi E pabesueshme!Ti kanakari i Partisë së Punës, pastaj bythlëpirësi i Sali Berishës…pastazi Fatos Nanos…me pushtetin e radhës…i paturp! Nuk je mirditor…por i paudhë dhe i pafytyrë

    Reply
  3. Anna Anna says:
    3 months ago

    Kosova është pjesë integrale e Shqipërisë !Çdo copë tokë shqiptare që Edi Rama i fal për miqësi Melonit,Elabarit,Kushnerit,Ivankës,Emirateve etj…i dhemb edhe bijve shqiptarë të Kosovës ❤️ Më 1945 i nda Gjermania… në dy shtete të pavarura…por më 1989 ra Muri i Berlinit dhe i bashkuan në një trup të përbashkët! Ishalla ndodh edhe me Kosovën që t’i bashkohet Mëmës Shqipëri dhe atëherë more Frrok Çupi çfarë do të thuash?!…Je i padenjë të japësh mendimin tënd në këtë media kaq të respektuar siç është “Java news”!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com