I 19-ti në listë/ Majko: Nëse isha vetëm unë, do ndjehesha pak vështirë. Në 2013 socialistëve iu nxirrnin xixa sytë!

Majkooo
TIRANË

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka folur mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 për kandidimin e tij për një mandat të tretë, si i 19-ti në listën e Tiranës për PS dhe përse mendon se socialistët mund ta marrin një mandat plus në kryeqytet.

Majko tha se nëse do të ishte vetëm ai në atë renditje do ndihej pak në pozitë të vështirë, por kujtoi se edhe kryeministri Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi apo sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla kanë të njëjtin fat.

“Nëse do të isha vetëm unë, do të ndihesha pak në pozitë të vështirë. Por kjo është për të gjitha qarqet. Të njëjtin pozicion ka Rama në Vlorë e Durrës, Gramoz Ruçi, Taulant Balla. Të gjithë ne jemi me një këmbë jashtë, nëse do ta quajmë kështu për një arsye të thjeshtë se dhe statusi i socialistëve është me një këmbë jashtë. Këto zgjedhje janë të komplikuara dy herë”, deklaroi Majko.

I pyetur se përse mendon se mund ta marrë PS dhe një mandat tjetër në Tiranë, ai tha: “Edhe për shkak të kundërshtarit”.
“Sinqerisht unë mendoja që pas 8 vitesh, krahasuar dhe me atë që kam parë tek partia ime në 2013, po të shikoje socialistët atëherë iu nxirrnin xixa sytë. Përballë kemi një opozitë e cila vetëm digë nuk mund ta quash, kemi një listë mbijetese. Flasim në kushtet e një sistemi të ndryshuar, opozita ka bërë veprimin më të dobishëm për ne, po vepron e ndarë”, deklaroi Majko.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com