• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Hyri si hajdut, do që të na pushtojë”/ Lista Serbe e e cilëson si provokim vizitën e Albin Kurtit në Veri

by Java News
28/06/2023 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në pjesën veriore të territorit të banuar me serbë etnikë, përkatësisht te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.

Kryeministri Kurti, sipas kësaj partie që dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, hyri në veri si hajdut i rrethuar nga “dhjetëra persona të armatosur” dhe për më tepër, vizitën e tij e kanë konsideruar si “provokim” në një kohë tensionesh të larta atje.

“Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti, erdhi në skajet e veriut të Kosovës, më saktësisht në skajin e Mitrovicës Veriore, për t’ua treguar ndërmjetësve të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren”.

“Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?”, kanë pyetur nga Lista Serbe, ndërsa gjithashtu kanë pretenduar se në veri të Kosovës nuk ka pasur kurrë probleme ndër-etnike mes shqiptarëve dhe serbëve, porse ato sipas tyre i ka shkaktuar kryeministri Kurti.

“Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqërimin e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendës-ministrin Blerim Gashani, të mërkurën kanë vizituar Policinë e Kosovës në pjesën veriore të territorit të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se me policët në detyrë atje, ka ndarë bakllavë dhe ëmbëlsira me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërsa ka shtuar se përgatitja profesionale e tyre është garanci për sigurinë e gjithë qytetarëve.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Ndryshe, tensionet janë kthyer pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Serbët lokalë janë duke protestuar për çdo ditë që prej 29 majit në këto komuna të banuara me serbë etnikë – kryesisht në Leposaviq dhe në Zveçan – për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë atje dhe prezencën e Policisë së Kosovës pranë objekteve komunale.

Qetësimi i situatës në pjesën veriore të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale atje dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë tri kërkesat e përbashkëta të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e gjendjes në terren.

Kreu i ekzekutivit ka shprehur gatishmërinë për t’i dëgjuar kërkesat e serbëve lokalë dhe të pajtohet për rizgjedhje në komunat veriore pas tensioneve të fundit atje. Por me kushte: serbët të mos i bojkotojnë ato si herën e fundit dhe të garantohet sundimi i ligjit./m.j

Next Post
Tensionet në Veri/ Masat ndëshkuese, deputetja britanike: Diplomacia e BE ka dështuar me Kosovën! Kjo do të inkurajojë Beogradin

Tensionet në Veri/ Masat ndëshkuese, deputetja britanike: Diplomacia e BE ka dështuar me Kosovën! Kjo do të inkurajojë Beogradin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In