• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hyri si hajdut, do që të na pushtojë”/ Lista Serbe e e cilëson si provokim vizitën e Albin Kurtit në Veri

by Java News
28/06/2023 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në pjesën veriore të territorit të banuar me serbë etnikë, përkatësisht te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.

Kryeministri Kurti, sipas kësaj partie që dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, hyri në veri si hajdut i rrethuar nga “dhjetëra persona të armatosur” dhe për më tepër, vizitën e tij e kanë konsideruar si “provokim” në një kohë tensionesh të larta atje.

“Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti, erdhi në skajet e veriut të Kosovës, më saktësisht në skajin e Mitrovicës Veriore, për t’ua treguar ndërmjetësve të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren”.

“Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?”, kanë pyetur nga Lista Serbe, ndërsa gjithashtu kanë pretenduar se në veri të Kosovës nuk ka pasur kurrë probleme ndër-etnike mes shqiptarëve dhe serbëve, porse ato sipas tyre i ka shkaktuar kryeministri Kurti.

“Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqërimin e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendës-ministrin Blerim Gashani, të mërkurën kanë vizituar Policinë e Kosovës në pjesën veriore të territorit të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se me policët në detyrë atje, ka ndarë bakllavë dhe ëmbëlsira me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërsa ka shtuar se përgatitja profesionale e tyre është garanci për sigurinë e gjithë qytetarëve.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Ndryshe, tensionet janë kthyer pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Serbët lokalë janë duke protestuar për çdo ditë që prej 29 majit në këto komuna të banuara me serbë etnikë – kryesisht në Leposaviq dhe në Zveçan – për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë atje dhe prezencën e Policisë së Kosovës pranë objekteve komunale.

Qetësimi i situatës në pjesën veriore të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale atje dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë tri kërkesat e përbashkëta të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e gjendjes në terren.

Kreu i ekzekutivit ka shprehur gatishmërinë për t’i dëgjuar kërkesat e serbëve lokalë dhe të pajtohet për rizgjedhje në komunat veriore pas tensioneve të fundit atje. Por me kushte: serbët të mos i bojkotojnë ato si herën e fundit dhe të garantohet sundimi i ligjit./m.j

Next Post
Tensionet në Veri/ Masat ndëshkuese, deputetja britanike: Diplomacia e BE ka dështuar me Kosovën! Kjo do të inkurajojë Beogradin

Tensionet në Veri/ Masat ndëshkuese, deputetja britanike: Diplomacia e BE ka dështuar me Kosovën! Kjo do të inkurajojë Beogradin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë shkakton zjarre dhe mbyll centralin bërthamor

Temperaturat e larta alarmojnë Evropën, pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me valë të të nxehtit ekstrem

June 21, 2026
Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

June 21, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

“Lëreni Albinin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”, Rama-protestuesve: Shqiptarët nga Kosova & RMV s’janë diasporë

June 21, 2026
“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

June 21, 2026
Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

June 21, 2026
“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

June 21, 2026
Beteja për minoritetin në Himarë, Bido: Për 300 veta luhet loja. Beleri ndërhynte për shtetësinë greke

Pse po e denigrojnë studiuesin Ardit Bido?

June 21, 2026
101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

June 21, 2026
VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

June 21, 2026
Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In