Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap duke vjedhur një banesë. Ngjarja ndodhi në Xhenova ndërsa shqiptari ishte i shoqëruar në vendgjarje nga një shok i tij, i cili ende nuk është kapur nga autoritetet italiane. 26-vjeçari u zbulua nga një banor i lagjes, i cili ka dëgjuar zhurma që vinin nga oborri i banesës që do vidhej.
Në këtë mënyrë, pasi ka parë lëvizje të dyshimta, banori ka njoftuar policinë. Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje duke nisur kontrollet. Hajdutët duke parë ardhjen e forcave të rendit, hodhën veglat dhe u përpoqën të arratiseshin nga pylli aty pranë.
Policia vazhdoi ndjekjen duke arrestuar njërin prej dy hajdutëve, të cilët goditën policët duke plagosur në këmbë njërin prej tyre. Më pas, policia e Xhenovas arrestoi një 26-vjeçar shqiptar për krimin e vjedhjes./a.meta