• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet merkato e dimrit, ja kush afrohet dhe largohet nga klubet e Kategorisë Superiore

by Java News
03/01/2019 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar vetëm 3 ditë nga hapja zyrtarisht e merkatos së dimrit në kampionatin shqiptar. Klubet e Kategorisë Superiore kanë si afat të fundit datën 31 janar për të federuar lojtarë të rinj. Që në fund të dhjetorit pati lëvizje, ku transferimi më i bujshëm ishte padyshim ai i Eduard Rrocës nga Luftëtari te Kukësi, me klubin verilindor që i bleu kartonin fantazistit.

Nënkampionët në fuqi pritet të zyrtarizojnë këto ditë edhe sulmuesin Vasil Shkurtaj, me të cilin po diskutojnë vetëm detajet e fundit të kontratës, në një kohë që dy klubet (Kukësi dhe Luftëtari) kanë arritur me kohë marrëveshjen.

Kukësi ka shpenzuar deri më tani një shifër prej 120 mijë eurosh për blerjen e dy lojtarëve nga Luftëtari, duke qenë klubi më aktiv. Në skuadrat e tjera më shumë merkatoja ka qenë në dalje, por pritet që në këto ditë të para të vitit të ketë zyrtarizime në hyrje.

Partizani ka firmosur me mesfushorin nga Tetova, Fatjon Jusufi, por klubi ende nuk e ka bërë publik marrëveshjen. Te Skënderbeu mesfushori fierak, Realdo Fili, ka kërkuar nga drejtuesit garanci për aktivizimin, ose ndryshe të dalë lojtar i lirë për të parë një mundësi tjetër.

Një rikthim i bujshëm në kampionatin shqiptar pritet të jetë ai i “veteranit“ Pero Pejiç. Sulmuesi ka marrë një ofertë zyrtare nga Kastrioti (lajm i botuar në “Panorama Sport“ që më 30 dhjetor), por firma në kontratë ende nuk ka ardhur. Nuk është çudi që ta shohim në një skuadër tjetër.

Në kushte të njëjta është edhe Luftëtari me fantazistin shkodran, Erjon Vucaj, i cili ka folur me drejtuesit bluzi dhe gjasat janë që të firmosë për gjirokastritët, edhe pse më parë duhet prishë marrëveshjen me Dritën e Gjilanit. Ndërkohë, deri më 4 janar klubi i Tiranës pret një përgjigje përfundimtare nga kapiteni i Luftëtarit, Behar Ramadani, i cili është nën kontratë me bluzinjtë.

Nga bardheblutë është larguar portieri Shpëtim Moçka, ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me mbrojtësin Sedat Berisha, i cili u aktivizua shumë pak në pjesën e parë të këtij sezoni. Ndërsa në Durrës, pasi konfirmuan afrimin e Erlis Frashërit, presin që të mbyllin gjithçka edhe me mbrojtësin e majtë, Renato Arapi, i cili po negocion prishjen e marrëveshjes me klubin turk, Afyonspor.

Te Laçi vijojnë politikën me afrimin e lojtarëve të rinj, teksa i radhës është mbrojtësi i majtë i Kombëtares U-21, Irlian Ceka, i cili ka dalë nga akademia e Lacios. Kurbinasit pritet të përforcohen këto ditë edhe me një sulmues kroat. Situatë e paqartë është te Flamurtari, që mësohet se ka shtyrë edhe datën e grumbullimit.

Ishte planifikuar më 4 janar, por klubi ka njoftuar lojtarët për një ditë më pas, teksa nisja drejt Turqisë për minifazë do të bëhet më 6 janar.

Trajneri Ilir Daja është në ankth për grupin që do të ketë në dispozicion, teksa kapiteni Bushiç & CO kanë paralajmëruar klubin për financat. Nga lëvizjet e deritanishme ajo që bie më tepër në sy është largimi i plot 11 lojtarëve nga Kastrioti.

Klubi krutan ende nuk ka vendosur as për emrin që do t’i besojë stolin pas largimit të Stavri Nicës. Kamza e Ernest Gjokës është vendosur në kërkim të mbrojtësve, pasi largimi i Erlis Frashërit ka hapur një gropë në krahun e djathtë, ndërsa “divorcin” me klubin e ka kërkuar edhe Hektor Idrizaj, i cili ka rënë parimisht dakord me Partizanin, por gjithçka për të ardhmen e tij është në dorë të presidentit Naim Qarri. Kujtojmë që Superiorja rikthehet me javën e 19-të me ndeshjet që do të luhen më datat 26-27 janar, ndërsa ky vit nis me turin e dytë të Kupës së Shqipërisë më 23 janar.(Panoramasport)

SITUATA NË MERKATO

 

PARTIZANI

Afrime: Fatjon Jusufi;

Largime: Alma Abo Uakili, Renato Gojkoviç, Rron Statovci;

 

KUKËSI

Afrime: Eduard Rroca, Vasil Shkurtaj;

Largime: Haris Harba, Dino Spehar, Vangjel Zguro, Omar Ture;

 

TEUTA

Afrime: Erlis Frashëri, Renato Arapi;

Largime: Bojan Gjeorgjevski, Arsid Kruja;

 

LAÇI

Afrime: Irlian Ceka;

Largime: Xhevahir Sukaj, Andi Hadroj, Marijan Altiparmakovski;

 

SKËNDERBEU

Afrime: (asnjë);

Largime: (asnjë);

 

FLAMURTARI

Afrime: (asnjë);

Largime: Kristian Sirghi;

 

TIRANA

Afrime: (asnjë);

Largime: Shpëtim Moçka, Sedat Berisha?;

 

LUFTËTARI

Afrime: Erjon Vucaj;

Largime: Eduard Rroca, Lejdi Liçaj, Vasil Shkurtaj;

 

KAMZA

Afrime: David Izazola (në huazim);

Largime: Erlis Frashëri;

KASTRIOTI

Afrime: (asnjë);

Largime: Aleksandros Rrahim, Pablo Galego, Tabort Preston, Mba Duval, Adolf Nkembe, Klajdi Kuka, Sokol Mziu, Vilson Lila, Xhynejt Çutra, David Domgjoni, Çarls Atsina;

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Schumacher feston 50-vjetorin në koma, ja si e nderon Ferrar-i

FOTOT/ Schumacher feston 50-vjetorin në koma, ja si e nderon Ferrar-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

VIDEO/ Kjo Barcelonë është si “Disneyland”, e nis Championsin me spektakël! Shkatërron me një ‘pesëshe’ Feyenoordin! Fiton edhe Shtutgarti

September 9, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë! Liria politike është kushtetuese

September 9, 2026
Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

Vatër e madhe zjarri në Finiq, digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

September 9, 2026
Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

September 9, 2026
VIDEO/ Thellohet përçarja, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

VIDEO/ Thellohet përçarja, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

September 9, 2026
Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë

Legalizimet mbyllen në 2028! Përgjigja për procesin, brenda 30 ditëve! Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave, ndryshime rrënjësore në procedura

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com