• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika nga sot me Kushtetutë të re

by A R
11/08/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet kushtetuese të Reformës në sistemin e Drejtësisë hyjnë sot në fuqi. Vendimi unanim i Parlamentit në mbledhjen e 22 korrikut, që u finalizua me 140 vota pro, do të fillojë sot të prodhojë efektet e saj ligjore. Por, edhe pse ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi, zbatimi i reformës mbetet ende i largët.

Shkak për këtë ngërç është bërë mosmiratimi në kohë i 7 projektligjeve që shoqërojnë paketën në drejtësi. Miratimi i projektligjeve do të fillojë me ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Njësia e Posaçme Antikorrupsion, po ashtu dhe Këshilli dhe Komisioni i Apelimit që do të kryejë procesin e vetingut. Ngërçi i parë Nga mosmiratimi i projektligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi, është krijuar dhe handikapi i parë i reformës.

Në një kohë që Kushtetuta detyron Presidentin që 5 ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të reja të hedhë shortin për emërimet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, baza ligjore për këtë institucion ende nuk është miratuar. Për rrjedhojë, Presidenti është para dy dilemave: të hedhë shortin pa bazë ligjore, ose të mos zbatojë Kushtetutën, duke ia kaluar këtë kompetencë Parlamentit.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, ka thënë për “Report Tv” se ky ngërç u krijua për shkak të draftit të njëanshëm kushtetues që miratoi maxhoranca. “Përtej konsensusit politik, e kemi thënë që në fillim të procesit që drafti i njëanshëm kushtetues kishte probleme të rënda në lidhje me sistemin e institucioneve.

Shembull për këtë ishte KED, i cili ishte guri i themelit të arkitekturës së kapjes politike. Ne arritëm ta zhbëjmë këtë aspekt, por me insistimin e PS-së, KED mbeti në Kushtetutë si një apendicit, që më shumë krijon probleme në zbatimin e Kushtetutës.

Dhe ja, ekspertët e qeverisë kanë hartuar draftin në mënyrë të tillë që nuk mund të zbatohet, edhe pse Presidenti po mbledh ekspertë e parti politike që të gjejë një rrugëdalje nga qorrsokaku kushtetues. Kjo është reforma kushtetuese, kur Kryeministri dhe deputetët e tij deklarojnë se e votojnë pa e lexuar. Dhe ky është vetëm fillimi i problemeve”, u shpreh Bylykbashi.

Next Post

Befason Arsenali, vihet pas Lewandowskit e Griezmannit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In