• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”/ Rama paralajmëron zaptuesit, prokurorët e gjykatësit: S’do ketë më gardhe mes pallateve

by Os De
03/10/2025 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme në sëshpejti do të hyjë në fuqi rregulli për regjistrimin e hapësirës publike. 

Komentet Rama i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se në hapësirat mes pallateve nuk mund të ketë më gardhe dhe ndërtime pa leje. 

Rama paralajmëroi gjithashtu prokurorët dhe gjykatësit që të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre çështjeve, që të mos lejojnë zaptuesit që të shfrytëzojnë hapësirat publike. 

Më tej kryeministri shtoi se deri më sot, shumë prokurorë dhe gjykatës kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke shkuar deri aty sa u kanë dhënë edhe të drejtë zaptuesve. 

“Kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ku janë rregullimi, inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike. Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re, hyn në fuqi si një detyrim ligjor, pikërisht regjistrimi i hapësirës publike. 

Që do të thotë, kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private, për një godinë e cila pastaj ju jepet një numri të caktuar familjesh dhe biznesesh që blejnë aty hapësira, çdo metër katror rreth asaj godine nuk është më pronë private, por pronë publike. 

Dhe nuk mund të ketë aty më gardhe apo leje të tjera për privatin, pasi vetë koncepti i përqindjes së shfrytëzimit të pronës do të thotë që nga kjo pronë ti të mos shfrytëzosh kaq dhe pjesa tjetër i takon të gjithëve. 

Pra siç janë të gjithë bashkëpronarë të hapësirave të përbashkëta, taraca dhe shkallët, janë bashkëpronarë edhe të mjedisit jashtë. Kjo bën që të jenë shumë të qartë të gjithë ata që sot janë zaptues, por edhe ata gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi pa dije dhe në rastin më të keq u japin edhe të drejtë zaptuesve. 

Në asnjë hapësirë që nuk është e ndërtuar, asnjë pronar privat nuk ka të drejtë të bëjë asgjë pa leje. Ajo pronë nuk tjetërsohet në aspektin që nuk shtetëzohet. Në ato hapësira i takon shtetit të garantojë pastërti dhe siguri”, tha mes të tjerash Rama. 

Next Post
“Regjistër Elektronik për lejet e ndërtimit!”/Rama: “Listë e zezë” për shkelësit, përjashtim për marrje leje për 5 vite…

“Regjistër Elektronik për lejet e ndërtimit!”/Rama: “Listë e zezë” për shkelësit, përjashtim për marrje leje për 5 vite...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com