• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyn në fuqi ligji i ri për pensionet private, bizneset mund të krijojnë fonde për punonjësit

by Java News
12/11/2023 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznese të ndryshme private mund të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre për të sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema private. I quajtur ndryshe “Fondi i pensionit me pjesëmarrje të mbyllur” është një nga risitë e ligjit për pensionet private, i cili hyri në fuqi ditët e para të nëntorit.

“Ligji për herë të parë njeh edhe formën e fondit të pensionit me pjesëmarrje të mbyllur. Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, lexohet në ligj.

Përpjekjet për të shpëtuar skemën e pensioneve përmes privatit janë mbështetur dhe nga ministri i Financave, Ervin Mete, kur mbrojti ligjin që u prezantua në Kuvend: “Skemat private të pensioneve janë instrument i dobishëm për rritjen e kursimeve për pension, duke përmirësuar standardin e jetesës përmes ofrimit të një pensioni shtesë krahas pensionit të përfituar përmes skemës së pensioneve”.

Fondet e pensionit privat në vend shpjegojnë se ndërmarrja e një risie të tillë mund të nxisë qytetarët edhe më tej, nëse bëhet e detyrueshme si në shtetet e tjera. Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Pensioneve Private, shprehet: “Benefitet fiskale do të jenë më të larta si për individin, ashtu edhe për punëdhësin. Ky është një produkt për punëdhënësin, ai ia paguan punëmarrësit një pagesë shtesë në mënyrë që mos t’ia rrisë rrogën se ka tatim. Kjo është pa tatim. Shpërblimin apo pagën e 13 ia derdh te kjo llogari apo dhe një shtesë mujore”.

Të dhënat nga AMF në fund të qershorit tregojnë se numri i atyre që po kontribuojnë për të pleqëruar me dinjitet arriti në 37 594 nga 36 518 që ishte në fund të vitit të shkuar. Skema e pensioneve private e ofruar nga 4 kompani është e përqafuar nga më pak se 3% e forcave të punës në vend.

Ponari thekson: “Duhet të ishte te 20-30%, duhet të kishin një fond pensioni privat të paktën me 1 000 lekë në muaj apo edhe në vit. Ta kesh në rastet se të ndodh diçka”.

Sipas Ponarit, niveli i lartë i pensioneve në vendet e tjera është pikërisht falë kombinimit të skemave publike dh private të kontributeve, ndërsa në Shqipëri përqafohet vetëm pensioni nga shteti dhe në nivele të ulëta ai nga privati.

Next Post
Edison Ypi: Të kundërshtosh teatrin e ri, njësoj si të kundërshtosh sistemimin e Lanës!

Për Murgun

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Vetem 1 budalla paguan para per pension me keto ligje te 1 shteti te pushtuar qe ka Shqiperia.qe te dalesh ne pension ne Shqiperi duhet te punosh 40 vjet kurse ne itali duhen vetem 15 vjet pune.mosha e daljes ne pension eshte shume e madhe keshtu qe edhe po dole ne pension 2 ose 3 vjet do jetosh.eshte me mire ato para qe derdh per pensionin ti mbash dhe te blesh 1 garsonjere dhe pastaj e jep me qira dhe me ato para jeton por edhe kur te vdesesh ja le shtepine femijes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

June 20, 2026
Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

June 20, 2026
Republika e dyshimit

Republika e dyshimit

June 20, 2026
Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

June 20, 2026
Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

June 20, 2026
Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

June 20, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“Bëhu gati për në birucë”, qytetarët sulmojnë Berishën pas thirrjes që u bëri demokratëve t’i bashkohen sheshit

June 20, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Kërcënimet e Teheranit nuk bllokojnë Hormuzin, 55 anije tregtare kalojnë të sigurta

June 20, 2026
Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

June 20, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In