Kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro pritet të dalin në qarkullim më 28 maj vitin e ardhshëm, njoftoi sot Banka Qendrore Europiane (BQE).
Ato do t’i paraqiten publikut për herë të parë në selinë qendrore të BQE-së në Frankfurt.
kartëmonedhat e reja janë më të vështira për t’u kopjuar në mënyrë të paligjshme. BQE-ja tashmë ka nxjerrë kartëmonedhat e përmirësuara të prerjeve 5, 10, 20 dhe 50 eurove. Ndërsa ajo prej 500 eurosh nuk prodhohet më.
Bankat dhe sektori i shitjes me pakicë pritet të përgatisin stafin për futjen e prerjeve të reja. Ato të vjetra do të mbeten të ligjshme, por do të tërhiqen gradualisht nga qarkullimi.
/b.d