• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hyjmë në një fazë…”/ Berisha: Revolta në sheshe, rrugë e institucione! Do të gërshetojmë…

by
02/02/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, është shprehur se opozita ka hyrë në fazën përfundimtare të rrëzimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e degëve të PD-së, ku tha se opozita do të gërshetojë të gjitha përpjekjet e aksionit të saj, duke nisur me protestat, pjesëmarrjen në institucione dhe përballjen në Kuvend për të arritur qëllimet e saj.

Ai shtoi se qeveria e Edi Ramës është bërë një barrë për çdo shqiptar dhe sipas tij, çdo ditë që ai qëndron në pushtet, është keq për vendin.

“Largimi i tij është i domozdoshëm për të distancuar çdo shqiptar veten nga ky individ, që nuk nguron të kryejë aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh, një vendi që ka bërë më shumë se çdokush tjetër për lirinë e shqiptarëve. Nuk nguron në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën të përdorë atë kundër PD-së. Prova e demokratëve është prova e madhe. Është mission për shpëtimin e Shqipërisë.

Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është barrë për çdo shqiptar të ndershëm. PD si forcë e vokacionit perëndimor është dhe do të ngrihet në këmbë e tëra, deri në largimin e tij nga pushteti. Ne në takime të tjera kemi diskutuar sëbashku dhe kemi përcaktuar si mission largimin e Edi Ramës për rikthimin e votës së shqiptarëve. Por me zhvillimet e reja, largimi i Ramës bëhet dy herë më impenjativ për shkak të veprimeve të tij anti-shqiptare, të cilat mund ti bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë. Ne kemi nisur betejën në Parlament. Kemi thirrur protestën në datën 11 shkurt. Hyjmë në një fazë përfundimtare të largimit të Edi Ramës nga pushteti.

Do të gërshetojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe e rrugë, institucione e kudo. Qëndresën në parlament, hetimin parlamentar. Ora më e rëndësishme në misionin tonë. Ne do të bashkërendojmë dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një ditë fitoreje në 14 maj, për kandidatët tanë të lirisë. Misioni kërkon të gjitha këto. Misioni kërkon që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet për një sukses të vërtetë të PD-së më 14 maj, për largimin e Edi Ramës dhe votën e lirë të shqiptarëve. Detyre jo e lehtë por e realizueshme. PD do të fitojë, opozita shqiptare do të fitojë. Koha ka ndryshuar”, është shprehur Berisha.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Çfarë e emocionoi? Olta u largua duke qarë nga dasma e KIarës dhe Luizit, ja pamjet

VIDEO/ Çfarë e emocionoi? Olta u largua duke qarë nga dasma e KIarës dhe Luizit, ja pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In