• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hutra do vriste një person të katërt. Ishte pozicionuar rreth 200 m larg shtëpisë së objektivit”

by A R
02/03/2023 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, por Dan Hutra dyshohet se nuk do ndalej me kaq, nëse nuk do të ishte arrestuar nga policia. Gazetari Spartak Koka, i cili ishte në zonën e Sharrës, aty ku gjatë orëve të pasdites u vu në pranga autori i dyshuar i masakrës së ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë, në studion e “Opinion” zbuloi ekskluzivisht se Hutra ishte pozicionuar në atë vend për të ekzekutuar një tjetër person.

Sipas gazetarit Koka, 40-vjeçari kishte në shënjestër një person të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të atit, diçka që nuk ishte e vërtetë. Gazetari Koka tha se ky kishte qenë edhe synimi përse Hutra kishte shkuar në zonën e Sharrës.

Spartak Koka: Ajo që mësuam dhe kemi edhe dëshminë e këtij personi që ka marrë policinë, është se këta nuk e dinin që ishte i armatosur, e ka pasur në tokë (armën) dhe u ka thënë “mund t’ju vras dhe ju tani, por s’po ju vras sepse ju jeni të shtetit dhe nuk kam punë. Duhet të më kishit lënë të kryeja edhe një vrasje”. Ai donte të vriste një person i cili është nga Sharra. Është Rrahman Sela, një personazh i njohur i tij. Ai u ka thënë policëve se ky person është përgjegjës për vdekjen e të atit të tij, që nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Pozicionimi i tij në kodër, ai nuk po arrinte dot të dallonte se kush ishte shtëpia e tij, në atë moment, ishte për ta survejuar dhe për t’i vajtur në shtëpi. Pra nga kodra tek shtëpia e Rrahman Selës jemi 200 apo 300 metra larg.

Blendi Fevziu: Pra ishte nisur për të bërë vrasjen e katërt?

Spartak Koka: Synimi ishte që të futej edhe tek shtëpia e Rrahman Selës, që nuk ka lidhje, që nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me të, por që i ishte fiksuar dhe donte të kryente edhe këtë vrasje. Pra synimi i tij pse ka ardhur në znën e Sharrës dhe të Vaqarrit, ka qenë vetëm për këtë qëllim. Këtë e konfirmon edhe dëshmitari që përshkruan dhe momentet e arrestimit.

DËSHMIA

Adem Poga është qytetari i cili njoftoi policinë për vendndodhjen e autorit të 3 vrasjeve e 3 plagosjeve këtë të mërkurë në Tiranë. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, Poga tregon vendin ku Dan Hutra ishte ulur bashkë me armën në dorë.

Adem Poga: Ishte ulur këtu, erdhi policia, u thashë ja ku e keni.

Spartak Koka: Këtu tek kjo gëmushë ë?

Adem Poga: Fiks këtu, armën e kishte në dorë. U çua  dhe ngrejti duart lart dhe u tha po të doja t’ju hiqja qafe do u hiqja.

Spartak Koka: 4 punonjësve të policisë?

Adem Poga: Unë se dija se ka kallash, se s’vija fare lart. Do u hiqja të tërë tha po unë s’kam punë me ju, dua të vras edhe një njeri tjetër. Kush është i thanë, Rrahman Sela tha, i cili është banor i lagjes tonë.

Spartak Koka: Unë mendoj se gjesti jot është shumë i lavdëruesahëm dhe uroj që strukturat e policisë, Ministria e Brendshme të të japin një shpërblim si qytetar për parandalimin e një vrasjeje tjetër.

/a.r

Next Post
“Ligj tjetër për reformën në drejtësi”, Nesturi: Kam informacion që do të jetë për…

Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

January 16, 2026
Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In