• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më

by Plator Nesturi
02/03/2023 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Borrel, si një profesor me eksperiencë, arriti më së fundi të vërë rregull në auditorin e vet. Të pabindurit e tryezave të BE-së, Vuciç e Kurti, kësaj rradhe nuk ishim më të zhurmshit e zakonshëm pas çdo bisedimi dypalësh në zyrat e BE-së. Ish një provim i bartur e gati i pashpresë për të dy liderët ballkanikë dhe që po përsëritej si fotokopja e një letre të bardhë.

Kësaj rradhe kryediplomati i BE-së, dikur ministër i jashtëm i Spanjës, kish marrë gjithë masat që heshtja e turfullimet inatçore ballkanike të merrnin fund, për ti dhënë hapësirë kthjelltësisë për të zgjidhur e jo për të shtyrë pafund çështjet midis vendeve, përgjegjësisë për ti shërbyer qytetarëve të secilit vend, paqes dhe ardhmërisë së përbashkët ekonomike të rajonit. Realisht jemi në një fazë tjetër të dinamikave në rajon, kur dhe moda e nacionalizmit ka dalë boje dhe tashmë secili vend duhet të përshtatet me realitetet e reja. Luga bosh e nacionalizmit nuk tundon më, pasi gjithkush sheh nëse ka sy në ballë, se ku dhe sa larg kanë shkuar ish armiq të dikurshëm dhe sot partnerë e pjesë e një familjeje aq të madhe si Bashkimi Evropian.

Gjithësesi, në cepat e Ballkanit fryn ende kjo erë e së shkuarës që dhe pse po i ikën koha është dhe më e zhurmëshe. Plani franko-gjerman për të paqtuar e rregulluar mbi norma të Kartës së Kombeve të Bashkuara marrëdhëniet midis dy vendeve që u ndanë të fundit nga grehina e dikurshme e ish Jugosllavisë, duket se është opsioni i fundit që gjakrat të qetësohen e liderët kryeneçë ballkanikë ose të vijnë aty ku duhet osë të shpërfillen si të pavlefshëm. Në të dyja vendet opozita ka kundërshti, trysni e presion në emër të atdhedashurisë.

Si Vuçiç në Beograd ashtu edhe Kurti në Prishtinë. Opozita serbe akuzon se marrëveshja njeh de façto Kosovën dhe e nxjerr oërfundimisht nga harta e rezolutave që mbanin atë ende lidhur me anë klauzolash. Ndërkohë në Prishtinë, përveç mbështetjes së Haradinajt, Kurti vijon të kryqëzohet se po bën të kundërtën e retorikës së dikurshme politike dhe po lëshon Assosicionin e Komunave Serbe.

Në një linjë logjike se si ka qenë grafiku i lëvizjeve të dikurshme të secilit, në fakt duket se është kapërcyer ylberi. Si Kurti dhe Vuçic në gjithë këto vite kishin marrë imazhin e kalorësve të pakompromis e të mos lëshimit në asgjë ndaj kundërshtarëve. Faktet treguan të kundërtën. Që në marrëdhëniet ndërkombëtare shihet rezultati dhe jo qëndrimi I kalcifikuar që ke mbajtur dikur. Madje, më keq se kaq. Ai ngurtësim veç ka prishur punë jo thjesht në imazh ersonal, por dhe kohë të humbur për vendin e popullin që qeveris. Kur nuk je fleksibël në kohën e duhur për ta marrë maksimalen në bisedat e dikurshme, veç do të duhet të lëshosh shumë më tepër se ke menduar atëherë kur marrëveshja bëhet e domosdoshme dhe immediate. Rasti i komunave serbe dhe çështja e asociasionit është shembulli më i mirë.

Ngurtësia e dikurshme veç mund të shtojë klauzolat garantuese të Serbisë mbi Asociacionin pikërisht pse ke dëshmuar që mund të mos respektosh paktet e rëna dakort më parë midis shteteve. Sidoqoftë, gjithmonë ka një marrëveshje më të mirë, por më e rëndësishme që në fund marrëveshje të ketë. Është e kuptueshme që jetësimi i saj do të kërkojë kohë, do të duhet të zbusë atë marrëdhënie që shkon shumë më tepër se mosbesimi, por duhet një datë fillimi.

Dhe kjo duket e afërt. Si Vuçiç edhe Kurti, sado të pakënaqur të jenë secili në hesapin e vet, duket se po shkojnë në tryezën e Borrel për të konfirmuar marrëveshjen dhe veten e tyre si faktorë ende të besueshëm politikë. Marrëveshja lë një sërë çështjes të tjera të hapura për diskutim të mëtejshëm, por e rëndësishme është që ajo firmoset së par inga përfaqësues të dy shteteve të veçantë, me kufij të respektuar nga të dyja palët dhe që operojnë në interes të shtetasve që përfaqësojnë.

Karta e OKB që përcakton dhe vetvendosjen e çdo populli, i jep fund shpresën e fundit nacionalizmit serb duke hapur njëkohësisht rrugën e përfshirjes në çdo organizatë ndërkombëtare. Nëse kjo nuk është arritje, vështirë ti jepet emër tjetër. Pas kësaj, hapet një tjetër rrugë. Ajo ku armiqësia në rajonin më gjaknxehtë të Evropës mund të zëvendësohet me bashkëpunim e ku bashkëpunimi në ekonomi çliron energji të mpiksura e rrit mirëqënie.

Next Post
I riu përplaset me 4 automjete teksa tentoi t’i ikte policisë, po transportonte emigrantë të paketuar ‘si sardele’

Me dy emigrantë të paligjshëm në automjet, pranga 32-vjeçarit në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In