• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Humori i prishur i opozitës me negociatat

by Mero Baze
03/10/2019 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja për hapjen e bisedimeve të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, tanimë nuk është mes Brukselit e Shqipërisë, por mes Brukselit në një anë dhe Parisit e Amsterdamit në anën tjetër. Thirrja e sotme e zyrtarëve dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, drejtuar vendeve anëtare për të votuar hapjen e bisdimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, është ilustrim I kësaj beteje.

Shqipëria dhe Maqedonia po presin 18 Tetorin, të pafuqishme për ta ndryshuar fatin e tyre, duke qenë në dorë të Francës, e cila këkron të ndal hovin e zgjerimit të Evropës dhe në dorë të Hollandës, që ndjehet e bezdisur nga vende si Shqipëria.

Votimi në Bundestang pro Shqipërisë e Maqedonisë, dhe izolimi I problemit tek Franca dhe Hollanda, e kthejnë 18 tetorin më shumë një ngjarje për Bashkimin Evropian, se sa një ngjarje për dy vende të Ballkanit Perëndimor.

Por përtej kësaj, në Shqipëri opozita po përpiqet të ndryshoj humorin rreth negocitave, sipa slajmeve të mira apo të këqija që dëgjon.

Ajo po i bashkangjitet dështimit të mundshëm të hapjes së bisedimeve si një  ngjarje shqiptare, njësoj si vrapoi ti bashkangjitej suksesit, pas votimit pro  nga Bungestangu. Lulzim Basha I cili shpreson deri në fund tek “Jo” e Hollandës që është edhe atdheu I gruas dhe fëmijëve të tij, tha sot se nëse Holanda dhe Franca thonë, “Jo” për Shqipërinë, atëhere qeveria shqiptare është përgjegjëse për mos hapjen e bisedimeve.

I njëjti person një javë më parë, kur Bundestangu votoi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse ka lobuar me pare dhe lobistë politik për ta bllokuar, pa pikë turpi doli e tha, se Bundestangu votoi pro, pasi PD dhe ai ishin përpjekur që ta bindnin.

Tani që hapja e negociatave nuk është më në dorë tonë kjo është e qartë. Bile siç po shikohet nuk është më, as në dorë të Brukselit, por të dy kryeministrave të dy vendeve të Bashkimit Evropian. Ndaj dhe realisht nuk ka nevojë më për debat të brendëshëm. Mjafton që bisedimet po hapen në vitin 2019 për tu ndjerë të gjithë përgjegjës.

Por meqë Basha nuk rri dot pa folur, ai duhet ta ndaj këtë punë, nëse është nga ata që luftojnë për tu hapur negociatat, apo ata që lobojnë për të kundërtën. Meqë bëri sikur kishte lobuar pro në Gjermani, kur Budnestangu vendosi të hap dritnë jeshile, le të hidhet ca ditë në Hollandë, se me këtë rast vadit dhe lulet tek shtëpia e tij dhe ti bind holandezët, që nuk jemi vend kriminelësh, dhe Hollanda të mos na bllokoj.

Kështu ikën dhe ai fiksimi që kanë në Holandë se ne cojmë atje vetëm kriminelë,  pasi ka dhe familje si ajo e Lulzim Bashës.

E di që është kërkesë e tepëruar, pasi Holanda i merr vendimet për llogari të vetat, por opozita ta ndaj mendjen se si duhet të sillet me këtë histori. Lulzim Basha një ditë bënë sikur gëzohet që u hapën negociatat e një ditë që gëzohet realisht, kur I duket sikur nuk do hapen. Edhe nëse ndodh të na bllokoj Franca e Hollanda, edhe nëse na jep dritë jeshile, ne nuk kemi më asgjë në dorë. As opozita nuk prishë dot punë më shumë se ka prishur. Ndaj është më mirë ta shijoj në heshtje gëzimin nëse Holanda e Franca na bllokon dhe ta kafshoj gjuhën nëse na japin dritë jeshile. Se të paktën nuk duken qesharakë. /l.m

Next Post
Kurorëzimi i samitit të Ballkanit Perëndimor bëhet në Poznan më 5 tetor

Kurorëzimi i samitit të Ballkanit Perëndimor bëhet në Poznan më 5 tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In