• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Humbja me Portugalinë, ja çfarë thanë lojtarët pas ndeshjes

by
08/09/2015 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flasin De Biasi, Cana, Berisha, Xhaka dhe Lenjani: Do të kualifikohemi në ndeshjen kundër Serbisë

Pas humbjes me Portugalinë, trajneri De Biasi dhe disa nga lojtarët kryesorë të kombëtares tonë kanë analizuar ndeshjen dhe arsyet pse humbëm. Ndërkaq, ata kanë premtuar se tre pikët e radhës do t’i marrin në ndeshjen kundër Serbisë. Ja çfarë thanë De Biasi dhe lojtarët e kombëtares:

 

Gianni De Biasi 

“E dinim forcën e Portugalisë, dhe duhej të ishim të kujdesshëm deri në fund. Fola për 3 minuta me lojtarët pas ndeshjes. Është një humbje që i djeg të gjithëve. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se në të parën. Mendoj se është një humbje që do të na shërbejë edhe në të ardhmen. Nuk duhet të rrëmbeheshim nga publiku, por duhet të bënim lojën tonë. Në dy ndeshjet e ardhshme duhet të paraqitemi mirë dhe të marrim pikët për kualifikimin. Me këtë humbje ia ndërlikuam gjërat vetes”.

 

Lorik Cana

“Me skuadra të tilla duhet të dish se nëse ul përqendrimin, ndëshkohesh. Kështu na ndodhi dhe ne. Bëmë një lojë dinjitoze, duke rrezikuar disa herë. Në pjesën e dytë u shfaqëm të rrezikshëm. Duhet ta marrim si një mësim për të ardhmen. Gjendja ime? Nuk isha në 100% të formës. Në tetor do të vijmë edhe më në formë. Do të tentojmë ta çojmë Kombëtaren aty ku meriton të jetë. Do të jemi të fokusuar te ndeshja me Serbinë dhe Armeninë. Ato gabime për sa i përket pjekurisë, do t’i përmirësojmë. Do të ngrihemi pas kësaj humbjeje. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, pasi kemi fatin në dorë”.

Ermir Lenjani

“Në pjesën e parë treguam shumë respekt për Portugalinë, por në pjesën e  dytë bëmë lojën tonë. Në fund ishim të pafat, por ne duhet të vazhdojmë me këtë lojë.  Urdhërat e trajnerit ishin shumë të qarta për mua, kisha më shumë detyra mbrojtëse dhe besoj se ia kemi dalë shumë mirë bashkë me Agollin që të mbulojmë krahun tonë.   Ndaj Portugalisë nuk ishim me fat, nuk e meritonim humbjen për atë që dhamë në fushë, jemi ekip i ri me lojtar të rinj dhe mund të kemi luhatje, por ne duhet të përmirësojmë gabimet që ndaj Serbisë të luajmë më mirë. Do te japim maksimumin në fushë”.

Ertrit Berisha

“Goli i pësuar nuk ishte punë fati, ishte një situatë ku nuk ishim të përqendruar sa duhet dhe skuadra të mëdha si Portugalia dinë t’i shfrytëzojnë ato. Më shumë më dhemb sepse na ka ndodhur edhe më parë, por ne duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të fillojmë të mendojmë për sfidat që na presin”.

Granit Xhaka

“Për shtyllat nuk kam fjalë, shpresoj të shënoj në 2 takimet e tjera, siç është shprehja Zoti vonon por nuk harron, besoj se do të shënoj dhe të kualifikoj Shqipërinë për në Francë me një gol të shënuar nga unë. Për mua më i rëndësishëm është ekipi dhe jo golat e mi, unë dua të ndihmoj skuadrën dhe e bëj duke kontribuuar edhe në fazën mbrojtëse. Mendoj se me Portugalinë nuk kishim fatin në anën tonë ndërsa unë nuk jam aspak nën presion për të shënuar. Besoj shumë te kualifikimi në dy ndeshjet e ardhshme”.

Next Post

Flet Gjon Cali: Policia na preu në besë, na çoi në duart e Prengës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohen 4 persona në Korçë

Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohen 4 persona në Korçë

May 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 13 Maj 2026

May 12, 2026
Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë; vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta

Ndreca: Veliaj ka pritur 15 muaj që të japë argumentet e tij, por tani papritur mbyllen frëngjitë; vendimet në errësirë ka probabilitet të jenë të padrejta

May 12, 2026
“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

May 12, 2026
Mirësjellje, tensione dhe përplasje! Prapaskenat e samiteve Kinë-SHBA

Mirësjellje, tensione dhe përplasje! Prapaskenat e samiteve Kinë-SHBA

May 12, 2026
Tragjike në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në Panaja-Novoselë

Tragjike në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar në Panaja-Novoselë

May 12, 2026
“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

“Nuk ka antisemitizëm”, Rama: Për hebrenjtë, Shqipëria mbetet shtëpi

May 12, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

May 12, 2026
40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë mbetemi shtëpi!

40 kompani izraelite ‘zbarkojnë’ në Tiranë për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë mbetemi shtëpi!

May 12, 2026
Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In